Hetimi i zgjedhjeve, nis seanca, PS: Mazhoranca nuk po ofron kompromis
TIRANE- Kuvendi nisi sot në orën 09. 00 seancën tjeter maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Ndonëse debati i nisur dje zgjati deri në orët e para të mëngjesit te sotme mes palëve nuk është arritur asnjë konsensus. Demokratët dhe socialistët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicionet respektive. Seanca nisi sot por perfaqesuesit e qeverise mungojne ne podiumin e caktuar ne Kuvend. Fjalen e marrin deputetet socialiste
Bizhga: Hapni kutitë, ose ne në protesta
Ora 09:50-Gazmir Bizhga deklaroi sot nga salla e parlamentit se nëse kutite nuk hapen atëherë e vërteta do të kërkohet nëpër sheshet e rrugët e Shqiperise me protesta.
Xjafaj e Leskaj: Mazhoranca nuk ofron kompromis
Ora 09:30-Ndërsa pritet të nisë seanca parlamentare që do të vazhdojë ditën e sotme diskutimin e mbetur përgjysëm, deputetët socialistë shprehen se dhe dhe sot nuk pritet ndonjë zgjidhje, pasi sipas tyre mazhoranca me në krye Berishën nuk tregonshenja konstruktiviteti ndaj kërkesave të opozitës.
Deputeti Fatmir Xhafaj për TVNews24 tha pak para nisjes së seancës parlamentare se “dje ishte një seancë maratonë për shkak të ndërhyrjeve të tepërta dhe të panevojshme të kryeministrit të vendit. Nga goja e kryeministrit nuk dëgjuam gjë tjetër vecse diversione dhe në cdo rast shprehjen që kutitë nuk hapen”.
Sipas Xhafajn duhet bërë e qartë se opozita kërkon hetim parlamentar dhe jo penal. “Tjetër funksion ka hetimi parlamentar dhe ai penal. Në rast se do kërkonim hetim penal do viheshin para drejtësisë përgjegjësit dhe ata të dënoheshin. Por me hetimin parlamentar ne kërkojmë vetëm që të zbardhet e vërteta, transparencë me synim kryesor që të evidentohen problematikat që shkaktojnë këto probleme”.
Edhe deputetja Leskaj theksoi ngjashëm me Xhafajn se kriza nuk është juridike dhe institucionale, por politike.
Njëkohësisht Leksaj theksoi se séance e sotme do të jetë e gjatë dhe plot diskutime. “E vërteta është se nuk shohim asnjë shenjë konstruvikteti”, tha Leskaj.
Nisi seanca
Kuvendi nisi sot në orën 09. 00 seancën tjeter maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Ndonëse debati i nisur dje zgjati deri në orët e para të mëngjesit te sotme mes palëve nuk është arritur asnjë konsensus. Demokratët dhe socialistët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicionet respektove. Deputetët e opozitës thanë se nuk pranojnë asnjë zgjidhje tjetër të krizës, veç hapjes së kutive të votimit me qëllim transparencën dhe parandalimin e shkeljeve në procese të tjera në të ardhmen. Ndërsa ata të maxhorancës thanë nga ana e tyre se janë dakord me hetimin parlamentar të zgjedhjeve, por pa i prekur kutitë e votimit, pasi kjo cenon pavarësinë e gjykatave e për pasojë shkel rëndë Kushtetutën.
Kryeministri Sali Berisha, i cili ka ndërhyrë disa herë pas diskutimeve të deputetëve të PS-së, është shprehur i gatshëm për t'i dhënë përgjigje legjitime dhe kushtetuese kërkesës së opozitës për transparencë, por duke lene te kuptohet se kutite nuk mund te preken. Mbyllja e punimeve per te rifilluar sot u propozua nga PS.
(d.b/s.g/BalkanWeb)