E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsultimet per Libine - Perendimi diskuton ushtria e Gadafit marshon

Kryengritesit ne Libi e kane gjithnje e me te veshtire ti rezistojne pushtetit te perqendruar ushtarak te kreut te shtetit Muamar al-Gadafi. Pasi kane rimarre nen kontroll zonat ne Lindje te vendit trupat e regjimit po depertojne me perforcime ndaj qyteteve te kontrolluara prej opozites ne Perendim te vendit. Nje deshmitar okular i tha televizionit arab Al-Xhazira te marten 15.03.2011 se brenda pak oresh kryengritesit e humben kontrollin ndaj qytezes Suvara ne afersi te kufirit me Tunizine.

Luftimet vazhdojne

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryengrites ne Ajdabiya ne Lindje te Libise

Ne shenjester te sulmeve vazhdon te jete edhe Misurata nje nga qytetet me te medha ne Perendim. Sipas te dhenave te nje kryengritesi luftimet vazhdojne edhe ne qytetin Al-Savija. Disa komandante te rebeleve te henen 14.03.2011 lane te nenkuptohet se i tremben gjakderdhjes ne rast se bashkesia nderkombetare nuk arrin te krijoje nje zone ndalim-fluturimesh. Kryengritesve nuk u ka bere pershtypje oferta per amnesti e qeverise ndaj rebeleve te penduar te cilet dorezojne armet. Nje zedhenes i tyre ne Misurata tha se Gadafi nderkohe ka shume frike prej tradhetise nga radhet e veta dhe qe ai mund te kete besim vetem tek djemte e tij. Nje komandant i policise ne qytetin Bengazi te kontrolluar prej kryengritesve ne Lindje te vendit tha se ende nuk mund te perjashtohet mundesia e nje fitoreje te rebeleve. Ne rast se trupat e Gadafit nuk ia dalin shpejt qe te vene nen kontroll rafinerite e vendit atyre do t u mbaroje karburanti.

Intervista e Gadafit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Moammar Gadhafi jep nje interviste ne Tripoli 8 mars 2011.

Gadafi nderkohe ka dhene nje tjeter interviste te cuditshme. Gazetes italiane Il Giornale ai i tha se qeveria e tij vertete ben lufte kunder rrjetit terrorist te Al-Kaidas por ne rast se Perendimi do te veproje si ne rastin me Sadam Huseinin ne Irak atehere Libia do te largohet nga aleanca nderkombetare kunder terrorizmit. Tripoli do te hyje pastaj ne aleance me terroristet dhe do te shpalle luften e shenjte. Vetem para pak ditesh Gadafi beri pergjegjes rrjetin e Al-Kaidas per komplot kunder regjimit te tij. Presidentin francez Nicolas Sarkozy ai e cileson si te marre. Ndersa nga kryeministri i Italise Silvio Berlusconi eshte i zhgenjyer vazhdon Gadafi.

Gjermania per sanskione politike me objektiv te qarte

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle

Ministrat e jashtem te vendeve te G-8 vazhdojne konsultimet ne Paris lidhur me qendrimin ndaj Gadafit. Te henen 14.03.2011 ata nuk munden te bien dakord per nje linje te perbashket lidhur me zonen e ndalim-fluturimit mbi Libi. Ministrat e jashtem rane dakord qe te vazhdojne konsultime te metejshme ne Keshillin e Sigurimit. Sipas te dhenave te ministrit te Jashtem gjerman Guido Westerwelle gjate konsultimeve ne Keshillin e Sigurimit do te behet fjale edhe per sanskione politike me objektiv te qarte gje qe e kerkon Gjermania. Keshilli i Sigurimit ne Nju Jork te henen 14.03.2011 nisi per here te pare konsultimet mbi zonen e ndalim-fluturimit me kerkese te Liges Arabe por tani per tani nuk eshte marre asnje vendim. Sic behet e ditur ende shume ceshtje mbeten te hapura.

Autor V.Filaj-Ballvora dpa

Redaktoi. A.Verbica

Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›