E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet me dyer të mbyllura në PS, sot në "G.Shqiptare"

TIRANE- Punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste janë shoqëruar me debate lidhur me vendimin për bojkot të zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit. Televizioni News24 dhe "Gazeta Shqiptare" kanë mundur të sigurojë në rrugë jozyrtare, një pjesë të debateve të zhvilluara me dyer të mbyllura. Përmbajtjen e plotë të këtyre debateve do të keni mundësi ta lexoni sot ekskluzivisht në "Gazetën Shqiptare".

Në këto regjistrime janë vënë re debate e replika mes Gramoz Rucit e Ylli Manjanit. Ky i fundit ka theksuar bindjen e tij se pjesëmarrja në zgjedhje është e nevojshme duke shtuar se nisma e PS për të mbledhur 20 mijë firma për të kërkuar hetim parlamentar të zgjedhjeve sipas tij, është paraparë për organizatat politike që nuk kanë potencë në parlament.

Në numrin e sotëm të "Gazeta Shqiptare" do të mund të lexoni reagimin e Gramoz Rucit, Artan Lames e pjestarëve të tjetër të Asamblesë lidhur me vendimin për bojkot të zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit, për të cilën Asambleja e PS vendosi që socialistët të mos marrin pjesë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›