Apolonia me hap kampioni,fitore 3-0 ndaj Gramozit
FIER- Apolonia arriti të triumfonte 3-0 ndaj Gramozit, në ndeshjen e parë të javës së 7-të, zhvilluar dje në Fier. Skuadra e drejtuar nga Esat Karishik ka qenë dominuese dhe në fund të pjesës së parë arbitri Taullaraj dha një 11-metërsh. Ndonëse lojtari fierak gaboi nga pika e bardhë, ishte Ferizoviç ai që e dërgoi topin më pas në rrjetë. Nga ky moment gjithçka u bë më e vështirë për kolonjarët. 13 minuta nga fillimi i pjesës së dytë Haxhibuliç dyfishoi shifrat, ndërsa në fund vulosi gjithçka Meto. Fitorja e ngjit Apoloninë në vendin e dytë në Superligë, me 15 pikë. Nëse Besa nuk fiton sot me Flamurtarin, skuadra fierake do të qëndrojë në këtë pozicion, duke treguar se këtë edicion synon një vend në Kupat e Evropës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)