ISHP: 15 % e fëmijëve vuajnë nga mbipesha
TIRANE- Prej vitesh shifrat e kequshqyerjes shënojnë ulje, ndërsa numri i fëmijëve që vuajnë nga obeziteti është në rritje. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik thekson se, mbipesha tek fëmijët dhe gratë është në shifra alarmante. "Më shumë se 15 për qind e fëmijëve nga 8 deri 10 vjeç janë mbipeshë, ndërsa 20 deri në 30 për qind e grave dhe burrave vuajnë gjithashtu nga të njëjta simptoma", - pohon Alban Ylli, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik. Por, përtej shifrave dhe fenomenit, pasojat që vijnë nga obeziteti sipas specialistëve, llogaritet se deri në 15 për qind të vdekjeve vjetore mund të shkaktohen pikërisht nga mbipesha.
Të dhënat shqetësuese paraqiten tek fëmijët. Studimi tregon rreth 15.2 për qind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 3.8 për qind rezultojnë obezë, që është faza më e rëndë e sëmundjes. Moshat e reja, që janë edhe konsumatore të rregullta të ushqimeve superkalorike, pas shfaqjes së obezitetit, rrezikojnë shëndetin e tyre edhe nga sëmundje të tjera si infarktet, hipertensioni, problemet psiko-sociale, deri te ulja e nivelit të të mësuarit. Ndër arsyet kryesore të mbipeshës te moshat e reja janë konsumi i ushqimeve të fast-fudeve, pijeve me gaz si dhe ulja e aktivitetit fizik.
Studimit tregon se në rastet e mbipeshës, kryesisht tek moshat mbi 50 vjeç, rrisin dukshëm shkallën e rrezikun nga problemet e zemrës. Shkalla e vdekshmërisë është më e lartë tek personat që vuajnë nga obeziteti, sidomos te moshat mesatare, që njëkohësisht kanë probleme me sistemin kardio-vaskular.
Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, në rastet e obezitetit sugjerohet evitimi i ushqimeve superkalorike, më shumë aktivitet fizik si dhe konsumi sa më i madh i fruta-perimeve.
(s.g/GSH/BalkanWeb)