Debatet per lulishten, Olldashi: Kemi dokumenta

Ne nje shkrese zyrtare te dates 7 korrik 2009 Zyra e Avokatise se Shtetit i ka bere te ditur bashkise se Tiranes se brenda kufijve te prones se familjes Kika figuron te kete dhe prona shteterore, ne te cilat perfshihet dhe ky shesh.
Nisur nga kjo bashkia Tirane, me firme te kryebashkiakut Rama i ka kerkuar zyres rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe ne lidhje me pronen e familjes Kika te mos procedohet me kthim fizik, pasi ky truall nuk eshte i lire, pasi eshte truall shteteror.
Keto dokumente i beri publike ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi.
"Te tre keto dokumenta vertetojne qe z.Rama dhe zyrtare te tjere te bashkise jane ne djeni te faktit plote se ajo eshte prone shteterore qe eshte shkelur ne menyre te parregullt", u shpreh Olldashi.
Trualli qe eshte kthyer ne molle sherri, u shnderrua ne lulishte, nga qeveria, e cila tha se ne vend te pallatiti qe do te ndertonte bashkia, do te ndertojme nje lulishte per publikun.
Por shnderrimin e tij ne lulishte opozita e cilesoi si manover te kryeministrit per t’ia shitur njerezve te tij, pasi dy dite pas shnderrimit ne lulishte Berisha deklaroi se trualli do te shitet me ankand.