Debatet për projektbuxhetin/ Topalli për Shalsin: Mos i lini të dehurit të shkojnë në foltore

Opozita pretendon se projektbuxheti i vitit 2026 favorizon më shumë jugun e vendit dhe diskriminon veriun.
Ministri i Financave Petrit Malaj dhe deputeti Eduart Shalsi rrëzuan pretendimet e opozitës, duke i cilësuar tendencioze dhe kontradiktore me mbështetjen e parashikuar për veriun në projektbuxhetin 2026.
Ndërkohë deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzoi kolegun nga PS, Eduart Shalsi, se gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ishte i dehur.
“Kur zoti Spahiu foli se si veriun e kanë lënë pa investime, menjëherë zoti Rama i shkroi mesazh ministrit të Financave dhe i kërkoi që të reagonte. Fola unë për të njëjtin realitet dhe kërkoi këtij tjetrit (i referohet Eduart Shalsit) që të reagonte. Ndoshta është më mirë t’i thoni kryeministrit që të vijë këtu dhe të reagojë vetë. Deputetin që sapo foli e kam pas dhe e njoh prej shumë vitesh. E kujtoj vetëm për një fjali: Do të vjedhim me lezet. Në atë kohë nuk ia kam marrë për të keq se kam thënë ky nuk paska eksperiencë politike. Paskam gabuar. Ai nuk ka as inteligjencën minimale. E mira është që ato që janë pijshëm të mos i lini të shkojnë të foltorja”, tha Topalli.