E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati Miri-Klodi

23/03/10 22:50

Pas leximit të zarfit, banorët bëjnë komentet e tyre rreth ngjarjes që solli paralajmërimin nga BB, që është debati i fundit mes Klodianit t dhe Jetmiri dhe sjellja agresive e këtij të fundit. Kështu Klodi dhe një pjesë e banorëve diskutojnë jashtë për këtë ngjarje. Ata komentojnë sjelljen e Jetmirit ku Olta thotë se Jetmiri reagoi shumë negativisht ndaj Klodit për lojën që bëri ky i fundit. Mandi thotë se njezit kanë momentet e tyre të nervozizmit dhe gjakënxehtësisë. Klodi thotë se ai u lëndua nga fjalët e Jetmirit edhe pse nuk e dha veten gjatë debatit me të. Ai thotë se ka hyrë në BB për të kaluar një kohë të bukur, por kjo nuk do të thotë që ai duhet të falë sa herë që ndodh një situatë e tillë. Klodi tregon se Jetmiri i kishte kërkuar edhe falje, por fjalët e tij janë dhunë psikologjike për të. Për Jetmirin flasin edhe Olta dhe Domenika duke e konsideruar si njeri të dhunshëm. Klodi thotë se për hir të publikut, nuk duhet që të kalojnë në dhunë dhe kërcënime. Mandi thotë se ata duhet të marrin parasysh edhe rrethanat dhe arsyet që çojnë një njeri në veprime të tilla. Komente për paralajmërimin dhe debatin mes Klodit dhe Mirit bëjnë edhe banorët e grupit tjetër. Teksa hanë Jetmiri i thotë Erionit se ishte trembur kur Erioni kishte filluar të lexonte zarfin. Më pas Jetmiri del jashtë dhe bisedon me Edin dhe Bertinën për ngjarjen në fjalë. Jetmiri thotë se i vjen shumë keq që Klodi arriti ta bënte që të shpërthente dhe të reagonte në atë mënyrë. Bertina i thotë se në shtëpi ka pasur edhe raste të tjera ku banorët kanë ofenduar njëri-tjetrin. Të tre bëjnë thashetheme duke thënë se në shtëpi janë disa nga banorët që nxisin situata të tilla duke folur prapa krahëve. Edi thotë se ai shpreson që këta njerëz të dalin zbuluar me të thënat dhe të pathënat gjatë lojës. Pas disa minutash aty vijnë edhe banorë të tjerë të cilët marrin pjesë në diskutime. Jetmiri thotë se ai është koshient se ka gabuar, por thotë se ai ka toleruar dhe nuk e ka marrë tolerancën nga të tjerët. Mandi e këshillon që për hir të tolerancës të mundohet që të mos i kalojnë limitet. Kika del në mbrojtje Jetmirit dhe thotë se në shtëpi te disa nga banorët toleranca është keqpërdorur. Ai përkrahet edhe nga Tatiana dhe Bertina të cilat thonë se janë vetë banorët që të shtyjnë të reagosh në mënyra të tilla. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›