E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet dita botërore e poezisë për fëmijë

Dita botërore e poezive për fëmijë është festuar edhe në Tiranë. Kjo ditë është një veprimtari me poezi aktive ku e ka prejardhjen edhe nisma e njohur Tamburet e Paqes e cila me 23 mars mbledh me mijëra fëmijë në 124 vende të botës. Prej tridhjetë vjetësh ky aktivitet i fton fëmijët të krijojnë poezi dhe tema, duke kërkuar paqe. Ne Tiranë ky aktivitet është organizuar nga Bashkia e Tiranës, ambasada franceze dhe nxënësit e shkollës "Viktor Hygo".
Kombet e bashkuara i cilësuan vitet 2000- 2010 si dekada ndërkombëtare e promovimit të kulturës së paqes dhe kundër dhunës ndaj fëmijëve. Dhe në çdo 23 mars u bëhet thirrje të gjithë fëmijëve ti bien tambureve për paqen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›