Debati PS-PD për administratën, Hoffman: Presim me interes zyrtarizimin e qeverisë 'Rama'
TIRANË- Gjermani pret me interes zyrtarizmin e qeverisë ‘Rama’. Ambasadori i Gjermanisë, Helmut Hoffman, në një konferencë të përbashkët me Avokatin e Popullit Igli Totozani shprehu bindjen se Shqipëria ka shance të mira për të ecur para, teksa duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për debatin PD-PS në lidhje me fatin e administratës u shpreh optimist teksa theksoi se vendi me ardhjen e mazhorancës së re në pushtet pritet të hedhë hapa pozitive.
“Sigurisht ne e presim me interes zyrtarizimin e kësaj qeverie, misioni ynë është ti vëzhgojmë me vëmendjen e duhur të gjitha zhvillimet. Kam besim se Shqipëria do të bëjë përpara në modernizimin e administratës shtetërore, në këtë drejtim do të shënohet një hap i ri për Shqipërinë. Sigurisht që ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar ngutësisht me Shqipërinë për rrugën e saj drejt modernizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm, do t’u mbështesim në këtë drejtim”, u shpreh Hoffman.
Ambasadori Hoffman u ndal dhe tek përgjegjësia e institucioneve për zgjidhjen e çështjes rome. Ai theksoi se mbrojtja e kësaj kategorie nga dhuna, apo mungesa e strehimit është një nga kritet e integrimit në Bashkimin Europian.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Debati PS-PD për administratën, Hoffman: Presim me interes zyrtarizimin e qeverisë 'Rama'