E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati Rama-Lakrori, mediat nuk lejohen të transmetojnë takimin

Ashtu siç tashmë e ka bërë traditë Partia Socialiste vijon të zhvillojë takime me dyer të mbyllura për median. PS-ja e urdhëruar nga kreu në detyrë Edi Rama nuk ka lejuar mediat të transmetojnë takimin Rama-Lakrori e cili do të zhvillohet në orën 18:00 në Akademinë e Arteve. Televizioni "Ora News" i cili do të transmetonte drejtpërsëdrejti këtë takim nuk është lejuar ta transmetojë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj. Debati për kreun e PS-së mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit do të zhvillohet me dyer të mbyllura edhe këtë herë ashtu siç u bë edhe Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së ku televizioni "Ora News" ishte i vetmi që në mënyrë ekskluzive arriti të transmetojë punimet e këtij kongresi.
Debati Rama-Lakrori në Tiranë është vijim i turit të dy kandidatëve për kreun e PS-së në rrethe. Ky debat është edhe i parafundit për garën e kreut të PS-së ndërkohë që fundi i shpalljeve të platformave të dy kandidatëve do të bëhet ditën e nesërme në qytetin e Peshkopisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›