Zgjedhja për kreun e PS-së, Rama: Gara, zhvillim demokratik në PS

Kandidati për kreun e PS-së Edi Rama e ka cilësuar garën për këtë post si një zhvillim të rëndësishëm demokratik në Partinë Socialiste. "Kjo është shprehje që kjo parti është e vetmja forcë vërtet demokratike në Shqipëri dhe demokracia e brendshme nuk është vetëm një parrullë" ka theksuar Rama.
"Jemi këtu për të vazhduar për të folur me akte konkrete duke dëshmuar se jemi në gjendje që në këtë moment anëtarësia të shprehet përmes votës për lidershipin që kërkon ta udhëheq dhe rrugën që kërkon të ecë PS-ja" u shpreh Rama.
Kandidati për kreun e PS-së Rama ka ripërsëritur se zgjedhjet e 28 qershorit janë vjedhur. "Në këtë proces presioni deri edhe mafioz që njerëzit të deklaronin votën paraprakisht bëri që në zgjedhjet e 28 qershorit elektorati i majtë të ndihej në një situatë të pazakonshme theksoi Rama. Gjithashtu Rama ka theksuar se qëndrimi për bojkotin e Parlamentit është i palëkundur duke shtuar se kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.
"Moshapja e kutive është prova që ligji në Shqipëri ka rënë dhe për ta ngritur ligjin opozita duhet të reagojë me fuqinë që reagon një popull i tërë" theksoi Rama.
Gjithashtu Rama theksoi se kjo opozitë kërkon t'i japë fund zgjedhjeve të cilat nuk janë shprehje e vullnetit të lirë por shprehje e deformimeve.
Rama theksoi gjithashtu se PS-ja do të jetë e gatshme të hyjë në Parlament në çdo kohë nëse do t'i jepet e drejta të hetojë.