E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i Hakiut, arsyet

06/04/10 00:10

Debati ndërmjet Hakiut dhe Mandit ngjalli interes mes banorëve për ta komentuar edhe më pas. Miri, i cili nuk ishte prezent në fillimin e bisedës, pyet Manal se cfarë ndodhi që situata u rëndua menjëherë. Manal i spjegon se duke luajtur me pantomime, Klodi ia bën me dorë nga Hakiu duke u munduar ti spjegonte Mandit fjalën parazit. Miri e pyet Manal ede njëherë nëse ka qënë Klodi ai që e nisi këtë debat me gjestet e tija dhe Mnal pohon. Miri nuk e kupton qartë ndaj thërret Erionin, i cili ia spjegon se Klodi vërtetë bëri me shenjë për nga Hakiu, por ishte duke i spjeguar këtë fjalë, si një fjalë e thënë ditë më parë nga vetë ai, Hakiu. Ndërkohë, Kika e dëgjoi Mandin kur i përmendi emrin dhe erdhi dhe filloi debatin. Miri përsërit pyetjen që i bëri Manalit, por Erioni mendon se ky debat nuk filloi prej Klodit sepse ishin vec duke luajtur dhe Hakiu u keqkuptua. Miri sërish është në dyshim dhe shprehet se nga të dyja palët, si Mandi, edhe Hakiu, vihet re një protagonizëm i tepruar në lojë. ai gjykon edhe ofendimet që arritën deri në atë pikë. Erioni mendon se Hakiu po e vuan nominimin e ndjehet nën presion, por Miri ia kthen se fakti që ai ndryshon kur është në nominim, e bën që banorët ta nxjerrin gjithnjë, pikërisht për të parë këtë anë të tijën. Miri u tregon se edhe gjatë natës pas spektaklit, Hhakiu filloi të kapej me të për gjëra të vogla. Erioni, duke u menduar mendon se një shkak tjetër që Hakiu ndjehet keq kur nominohet, mund të jenë arsyet, pasi atij mund ti duket që banorët nuk kanë arsye pse ta nominojnë. Miri i kthehet sërish debatit duke mos kuptuar se si dy njerëz të pjekur, prindër, arritën në këto ofeza. Ai dyshon se ndoshta Hakiu e ka bërë me qëllim, për të marrë mbi vete vëmendjen, por Erioni tregon se hakiu ka disa javë që cdo fjalë e merr për provokim, nga kushdo. Hakiu vjen bashkohet me ta dhe Miri i thotë se ka bërë gabim që është kapur me Mnadin, për dicka kaq të vogël. Ai mendon se pavarësisht ironisë së Mandit, në këtë rast, vetëm të dëgjosh emrin, nuk mjafton për tu kapur me dikë, të paktën me aq sa i treguan dy banorët e tjerë. Hakiu e dëgjon, por nuk flet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›