E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandi dhe Hakiu në debat

05/04/10 23:27

Banorët kanë zgjedhur të luajnë përsëri lojën me pantomima. Gjatë kohës që kanë qënë duke luajtur, Mandi është përpjekur për të gjetur një fjalë dhe derisa të arrijë ta gjejë përmend Kikën, më pas biçikletë e më së fundmi fjala është parazit. Pasi e gjen fjalën ai thotë që dhe Kika si parazit është. Kika është në ambejntin e gatimit, dhe mesa duket veshi i ka kapur vetëm fjalët e fundit. Ai vjen tek Mandi dhe i thotë që ai duhet të ketë guximin që mendimet që ka për të, tia thotë në sy. Mandi i përgjigjet se ai nuk ka thënë asgjë prapa krahëve për të. Ai përmend faktin që Kika ka dashur ta nxjerrë Erionin si Don zhuan, dhe po ashtu për Edin që dhe pse ka qëndruar dy muaj me të, është kujtuar që tia thotë mendimet në fund, dhe të gjitha këto ia ka thënë në sy. Kika shprehet se e ka vënë re disa herë Mandin, që sapo ai i thotë diçka, Mandi shkon e flet me të tjerë. Ndërkohë që banorët që kanë qënë prezent gjatë lojës, ndërhyjnë duke i thënë që Kika është keqkuptuar pasi ata kanë qënë duke luajtur dhe Mandi për të gjetur fjalën, ka përmenduar dhe Kikën. Mandi dhe Kika kanë ofenduar njëri-tjetrin gjatë debatit dhe banorët janë ndjerë keq, duke dashur që ta qetësojnë situatën. Më pas Kika del në kopësht me Jetmirin dhe Seldin dhe shprehet se Mandi nuk ia ka thënë asnjëherë mendimet që ka për të në sy dhe Seldi përgjigjet se Kika e ka keqkuptuar Mandin, pasi Mandi nuk është i atillë.
Ndërsa Mandi shprehet se ai me të gjithë sillet, ashtu siç i sillen, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë. Së fundmi, banorët i rikthehen përsëri lojës me pantomima.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›