E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta dhe Tatiana sqarohen

05/04/10 22:15

Olta dhe Tatiana kanë shkuar në dhomë për të folur me njëra-tjetrën, pas diskutimit që është bërë në dhomën e ndenjes. Olta i thotë asaj që tani doli në pah që ajo nuk njeh disa nga banorët, dhe jo vetëm atë, pasi dje Tatiana është shprehur se vetëm Oltën nuk njeh në të gjithë shtëpinë. Olta shton se ajo ka kuptuar që Tatiana është influencuar nga fjalët e Jetmirit, pasi ajo e kupton nëse ka qënë vetvetja, apo jo. Tatiana shprehet se ajo e ka patur këtë mendim që para se të fliste me Mirin, e më pas ai i ka treguar se që kur kanë qënë te shtepia e vjetër, kur e pyeste Oltën, ajo nuk i kthente përgjigje. Tatiana shton se këtë mendim të Mirit, ajo e ka mbështetur pasi ajo ka folur me të gjithë banorët veç e veç, e ndërsa me Oltën tani po ndodh kjo gjë. Olta shprehet se ato kanë patur plot raste që kanë ndenjur vetëm dhe Tatiana nuk ka reaguar dhe nuk e ka pyetur për asgjë. Olta shton se ajo nuk e ka besuar Tatianën kur ka thënë që e vetmja që ajo nuk njeh, është Olta, pasi ajo e di që ka dhe plot të tjerë. Tatiana shprehet se ka ndodhur një herë që kanë qënë në dhomë, dhe ajo e ka pyetur nësë ka patur ndonjë lidhje dhe Olta nuk i është përgjigjur. Ajo e ka marrë si shenjë që Olta nuk donte të fliste me të dhe Olta përgjigjet se ajo nuk ka dashur të flasë për këtë gjë, pasi nuk është e domosdoshme që një histori e saj, të jetë përcaktor për jetën e saj. Olta shton se Tatiana ka pohuar se ka ndrydhuar mendim për Oltën, pasi pamja e jashtme të gënjen dhe ajo duhet të mundohet që njerëzit ti njohë vetë dhe mos të influencohet nga te tjerët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›