E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i ashpër mes Jonës, Jetmirit e Erionit

05/05/10 14:47

Banorët qëndrojnë në kopësht duke pyetur njëri-tjetrin se ku do të donin ti kalonin pushimet e më pas bisedojnë se për sa kohë mund të bëhet rruga Tiranë-Vlorë e më pas Sarandë dhe Erioni u tregon se verën që kaloi, ai ka arritur për katër orë në Sarandë dhe Mandi çuditet e i thotë se duhet të ketë ecur shumë shpejt dhe Erioni shton se ishte hera e tretë që e bënte atë rrugë brenda një jave. Erioni u tregon se ecën shumë shpejt me makinë dhe Jona shprehet se ky është budallallëk e jo trimëri, dhe Erioni i përgjigjet se është adrenalina që e udhëheq. Jona shprehet se nuk është e lejuar që të ecësh kaq shpejt dhe Erioni shprehet se dhe atij i bën çudi që Jona është hedhur nga ura, por ashtu si ajo çuditet për të dhe Jona përgjigjet se ky është një sport ekstrem që ka siguri. Jona shprehet se ai duke ecur me shpejtësi të madhe, ai vë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë, por ai thotë që është i kujdesshëm në makinë, dhe Jetmiri ndërhyn dhe shprehet se ekziston një patentë që lejon të ecurit me shpejtësi. Jona thotë se ky është budalliku më i madh që ka dëgjuar dhe nuk është fare e mundur që të jetë e vërtetë, por Jetmiri i përgjigjet se ajo është e çuditshme dhe nuk lë të flasësh. Jona i drejtohet Erionit se ai po jep shembull të keq duke deklaruar se ecën me shpejtësi të madhe sepse ka adrenalinë të lartë dhe Erioni përgjigjet se Jona po e ekzagjeron. Më pas Jona i thotë Jetmirit se të gjitha informacionet që thotë ai janë të keqinterpretuara dhe sapo të dalë, ajo do të kërkojë në internet për vërtetësinë e tyre. Jetmiri përgjigjet se Jonës i duket e rremë çdo gjë që thotë ai dhe ajo e përforcon mendimin e saj duke thënë se ai thotë disa gjëra të pakuptimta. Ajo i kthehet përsëri Erionit duke e qortuar që bën gabim që evën shpejt dhe ai i thotë se ajo po sillet si shenjtore. Jetmiri i thotë Jonës se asaj i ka ardhur rasti të mësojë nga ai dhe ajo shprehet se është e rrethuar nga njerëz të zgjuar dhe nuk ka nevojë që të mësojë nga ai. Jetmiri shton se ajo imiton të huajt elitarë e të zgjuar dhe Jona përgjigjet se Jetmiri është shumë mendjengushtë. Më pas Jona i thotë Erionit se ai ka një krenari idiote, ndërsa Erioni përgjigjet se Jona duhet ti masë fjalët. Jona i thotë Jetmirit se sa më shumë një njeh Jetmirin, aq më tepër i shtohet respekti për njerëzit që ajo njeh. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›