Debati i dytë mes Obamës dhe Romney, në fokus ekonomia dhe politika e jashtme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe sfiduesi i tij, Mitt Romney, kanë zhvilluar debatin e dytë televiziv gjatë të cilit janë përplasur për situatën ekonomike dhe politikat e Amerikës në Lindjen e Mesme.
Gjatë debatit të zhvilluar në Hempstead të Nju Jorkut, Obama ka thënë se është përgjegjës për sulmin e 11 shtatorit në Bengazi, ku kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi.
Romney ka kritikuar vazhdimisht Obamën për dështime në siguri, duke thënë se ato flasin për dobësitë e politikës së jashtme të presidentit.
Në debat, Romney ka kritikuar edhe politikat e Obamës në ekonomi, duke thënë se më pak amerikanë janë të punësuar tani sesa katër vjet më parë, kur Obama ka marrë postin.
Amerikanët do të zgjedhin ndërmjet Obamës dhe Romney më 6 nëntor, ndërkohë që debati i tretë dhe i fundit mes dy kandidatëve për në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet javën që vjen në Florida.
17 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Debati i dytë mes Obamës dhe Romney, në fokus ekonomia dhe politika e jashtme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip