E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i parë Obama-Romney, sot në Kolorado

Presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij, republikani Mitt Romney po përgatiten për debatin e tyre të parë televiziv mbarë kombëtar që zhvillohet sot

Pas disa ditësh praktikë në shtetin e tij në Massachusetts, Romney mbërriti të hënën në Denver, Kolorado, vendi i debatit të sotëm. Ish guvernatori u tha përkrahësve se debati është rreth diçkaja më të madhe se sa nëse ai ose presidenti do ta mundin njëri tjetrin.

"Këto debate janë një mundësi për secilin prej nesh për të përshkruar rrugë përpara për Amerikën që ne do të zgjidhnim. Dhe amerikanët do të bëjnë zgjedhjen se çfarë lloj Amerike duan. Ne nuk mund të përballojmë më 4 vjet të tjera si 4 vitet e fundit", tha Romney

Ndërkohë, presidenti Obama po kalon një ditë tjetër me këshilltarët e tij të fushatës në një vendpushim në Nevada, ku ai mbërriti të dielën për përgatitjet për debat.

Debati i sotëm në Universitetin e Denverit do t`i kushtohet çështjeve të brendshme si ekonomisë dhe kujdesit shëndetësor.

Çështjet e politikës së jashtme do të mbulohen në debatet e dytë dhe të tretë, të planifikuar për në 16 tetor dhe 22 tetor.

Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se Obama ka një avantazh të rëndësishëm mbi zotin Romney në shumë prej shteteve vendimtare. Një nga shtetet më të rëndësishme është Ohio.
Asnjë republikan nuk e ka fituar presidencën pa fituar votat elektorale të Ohajos dhe asnjë demokrat nuk ka fituar pa Ohajon që prej fitores së John F. Kennedit në vitin 1960.

Analistët thonë se debatet mund të jenë shansi më i mirë dhe i fundit i Romney për të ringjallur fushatën e tij dhe për të ndryshuar drejtimin e garës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›