E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgjia në pritje të rezultateve finale të zgjedhjeve

Pritet të publikohen sot rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji.

Presidenti Mikheil Saakashvili tashmë ka pranuar se partia e tij, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, ka humbur zgjedhjet ndaj koalicionit opozitar, të udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka mirëpritur fitoren e opozitës, duke thënë se ajo u hap rrugën “forcave më konstruktive dhe më me përgjegjësi” për të hyrë në Parlamentin e Gjeorgjisë.

Rusia dhe Gjeorgjia kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 2008 dhe që atëherë marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tensionuara.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar Saakashvilin për pranimin e humbjes, duke thënë se ka dërguar “sinjal të mirë”.

Tonino Picula, i cili ka udhëhequr ekipin e vëzhguesve ndërkombëtarë, ka thënë se votimet kanë qenë të drejta, pavarësisht “fushatës shumë të polarizuar”.

Ivanishvili ka thënë se balancimi i buxhetit do të jetë prioritet i tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›