Debati i plotë mes Ferdinand Xhaferrit dhe Vangjush Dakos para studentëve
Dy kandidatët për qytetin bregdetar, Durrësin, u përballën dje në një debat, të organizuar nga universiteti i Durrësit. Lexoni më poshtë debatin e plotë mes tyre.
Ferdinand Xhaferri: Projekti im bazohet në tri shtyllat, turizmi, transporti, tregtia
Në një nga institucionet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit ne na jepet mundësia të shpalosim programet tona. Edhe për këto ditë që na kanë ngelur do të ishte mirë që rivali që unë kam këtu pranë të vinte me autobuz drejt universitetit dhe të shikonte problemet që ka kjo linjë duke filluar që nga pastërtia, por edhe nga mënyra se si udhëtohet për të ardhur në universitet ku një pjesë e juaja do të japë mësim e një pjesë tjetër do të marrë dije. Unë e kam thënë që në fillim që jam këtu për të paraqitur programin tim dhe nuk jam në garë me kolegun tim për një arsye shumë të thjeshtë, sepse unë jam në këtë garë me besimin se shumë nga ato gjëra do të rregullojmë me përkushtim. Nuk kam thënë asnjë herë që në katër vite premtoj pishina, kinema e hapësira të gjelbra e shumë e shumë premtime të tjera bibliotekë e me radhë nuk e kam përmendur, se cdo kandidat mund të premtojë dhe shpesh herë nuk arrin ti mbajë premtimet, por ama një e drejtë e madhe, që nuk ka të bëjë me z. Dako, por ka të bëjë me të drejtën e demokracisë në Shqipëri, kam të drejtë që jo si kandidat, por si qytetar i Durrësit ta përmend nga mëngjesi në darkë. Katër vite më parë zotëria në emër të demokracisë kërkoi votën për ti shërbyer studentëve, për ti shërbyer atyre që jetojnë më përkrahje sociale, për ti shërbyer të papunëve, pensionistëve, për rrugë e për rrugica e në katër vite qytetarët durrsak nuk e panë më kryetarin, por panë bëtonierët e tij që nga lagja 17 e deri në periferi. Të gjitha ndërmarrjet publike, të gjitha firmat private që i është futur dora në xhep nga taksa e atij biznesi të vogël që rropatet nga mëngjesi deri në darkë për të fituar pesë lek dhe kryetari i bashkisë tenderat publik i ka cuar në beton për firmën e tij. Unë garën nuk e kam me këtë zotëri, unë garën e kam me qytetin. Ku do të shkojmë në katër vitet që vijnë, në mënyrë të padiskutueshme nuk mund të ndërtonim një program për të ardhmen e qytetit pa ditur ku është qyteti sot dhe Vangjushi tha me të drejtë duhet të flasim për vizionin, këtu more zotëri fillon vizioni, në katër vite duke u marrë me punët e tua ti krijove indiferentizmin qytetar, ku qytetarët durrsak, studentët panë një kryetar që merret me biznesin e tij dhe nuk shkon qytetari durrsak në bashki ku duhet të shkojë për të parë cfarë ndodh me shkollën, me gjelbërimin, me pastrimin dhe ky është prioriteti im i parë, studentëve dhe të gjithë qytetarëve ne do ti kthejmë bashkinë, sepse bashkia është vendi ku qytetarët do të delegojnë kompetencat për të parë cfarë ndodh me qytetin e tyre. Qeveria shqiptare para një muaji mori vendim për të ngritur kampusin universitar, ju studentë dhe pedagogë e kuptoni se nuk ishte ky një vendim i ardhur nga lart-poshtë si dëshirë e kryeministrit, por ishte një vendim i ardhur nga poshte-lart, djersa dhe përkushtimi i këtyre pedagogëve bëri që universiteti tu rriste në cilësi dhe sasi dhe në tre-katër vite arriti jo vetëm në 5000 studentë, por arriti të shkonte të jepte edhe doktoraturë në ekonomi. Ky presion i ardhur nga poshte për vlerat që përfaqëson universiteti detyroi qeverinë shqiptare që të aprovonte kampusin universitar për ti dhenë të gjitha zhvillimet këtij universiteti. Do të ishte një gabim i rëndë të mendohej që universiteti hap vende pune, që është një qendër e dytë në qytet, që do të krijojë shërbime, por vlera më e madhe e këtij universiteti që unë e kam përcaktuar si pasuri e re për qytetin tonë qëndron në faktin që do të japë dije për të cilën ka shumë nevojë bashkia dhe i gjithë qyteti dhe në këtë konceptim do të jetë aleati jonë kryesor. Në tre mijë vite histori qyteti është zhvilluar në mënyrë lineare, për herë të parë në vitet që vijnë do të kemi rrjetin unazor të lëvizjeve, i cili do të krijojë mundësinë që të lirohet trafiku në qytet. Do të përbëhet nga tre segmente unazore, i pari nga degëzimi i currilave, kalon për në ish fabrikën e tullave e del në rrugën Aleksandër Goga. Mbasi të mbarojë kjo e unazë e parë, një unazë e dytë do të kalojë në drejtim të dyqanit të Dylit dhe më vonë një unazë e tretë do të kalojë aty ku është sot siaku. Duke cliruar trafikun në qytet ky rrjet unazor dotë krijojë mundësinë që ne qendrën e qytetit ta vëmë në shërbim të turizmit kulturor. Po cfarë pasurish ka durrësi? Si ministër turizmi kam lëvizur në disa vende të evropës e nuk kam parë asnjë qytet që ti ketë të vendosura kaq bukur amfiteatrin të ardhur nga lashtësia, i vendosur vetëm 200 m nga godina e bashkisë, 300 m më poshtë është muzeu arkeologjik, muret e torrës veneciane janë vetëm 300-400 m si nga amiteatri ashtu edhe nga godina e bashkisë dhe të gjitha këto së bashku qëndrojnë jo më larg se 500 m nga vija e ujit. Gjatë këtyre katër viteve si pasojë e arrogancës, prepotencës, dëshirës për tu marrë me problemet e veta, padrejtësisht dhjetra vizitorë që vijnë përditë në portin e Durrësit, ne i kemi përzënë te Ura e Dajlanit, kur bota paguan miliona euro që ta gjejë turistin, ta sjellë turistin. Këta vizitorë duhet të zbresin patjetër aty përballë torrës veneciane dhe me projektin që kemi nisur, si ministër kulture si për hapjen e arenës në amfiteatrin e Durrësit ashtu dhe për rikonstruksionin e muzeut arkeologjik të qytetit, rrugët kryesore, por edhe rrugicat e harruara ne krijojmë mundësinë që këta vizitorë, shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, shqiptar të Malit të Zi që kanë brenda tyre patriotizmin, ti detyrojmë të shpenzojnë kohë në qytet dhe po shpenzuan kohë në qytet ata në mënyrë të padiskutueshme do të lënë dhe para në qytet. Projekt tjetër i rëndësishëm është hyrja tek stacioni i ri i trenit. Godinën e drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave do ta kthejmë në bibliotekë sepse qyteti ka ngelur që nga viti 46 me bibliotekën me 14 tavolina dhe aty ku është sot stacioni i pasagjerëve duke u spostuar dhe 300 m më para do të ndërtohet sot nyja interurbane, një investim prej 17 milionë eurosh që do të ketë drejtorinë e përgjithshme të hekurudhave, parkim nëntokësor, kinema, qendër rinore, por dhe një lidhje midis sheshit të tragete dhe stacionit të shërbimit urban. Qyteti që historikisht ka qenë i lidhur me detin, patjetër që do të ketë pishinat, një projekt prej 3 milionë e gjysëm euro që do të bëj bashkë parneritetin publik privat, do ti japi qytetit dy pishina, njërën 50 m dhe tjetrën 25 m. përsa i përket zonës së plazhit në mënyrë të padiskutueshme nuk kemi mundësinë për të pasur një investim cilësor në plazh, por do të përmirësojmë cilësinë e shërbimit me idenë që plazhi të ruajë atë fluks turistik, sikurse duke e kthyer Bashkinë e Durrësit në kryeqendër të Shqipërisë për evente. Kemi arkeologjinë, kemi turizmin, duhet të shtojmë evente kulturore në qytet që Durrësi të mos jetë shumë larg nga Tiirana në mentalitet, një qytet që edhe në kulmin e sezonit veror fle gjumë në orën 11 të darkës. Durrësi kryeqendër e eventeve, ne drejtim të Durrësit verior, rruga e Kallmit do të hapi mundësinë e zhvillimit të turizmit cilësor. Pra i gjithë projekti im bazohet në tri shtyllat që bien bashkë të shkuarën e të tashmen, turizmi, transporti, tregtia. Unë jam plotësisht i bindur që nëse këto shtylla, mbështeten në mënyrë që të mos pengojnë njëra-tjetrën, por ta nxisin njëra-tjetërn në mënyrë të padiskutueshme ky qytet bëhet një qytet më i mirë për të jetuar dhe punuar për të gjithë qytetarët e tij.
Vangush Dako:Durrësin e rrezikojnë projektet e Berishës për TEC e Fazllicit
Realisht doja të prezantoja vizionin tonë për katër vitet e ardhshme duke u nisur edhe nga një fakt që