Saliu ka 3 vjet që nuk u përgjigjet 80 pyetjeve për vrasjen kolektive të Gërdecit

Lot krokodili tre ditë pas Gërdecit
Nga Kledian Lula, kledianlula@yahoo.com
Ata që firmosën hapjen e biznes-krimit vrasës në Gërdec, të quajtur Sali Berisha e Fatmir Mediu, vazhdojnë të jenë përsëri kryetar partie, deputetë, kryeministër, ministër dhe aleatë pushteti. Familjarët dhe ortakët e tyre, ish-menaxherë e përfitues në biznes-krimin GËRDEC, vazhdojnë të jenë të lirë, madje më të fuqishëm, duke zhvilluar biznese të tjera abuzive tokash, trojesh, TEC-esh, turizmi bregdetar, ndërtimesh, mbledhje fondesh bamirësie, rrahje, plagosje, burgoje e vrasje opozitarësh dhe kërcënime ndaj shtypit
Edhe pse vonohet me pazare e makinacione, Gërdeci nuk është një krim që do mbyllet, si janë mbyllur gjithë krimet e tjera, të organizuara e të realizuara nën pushtetin SALI me firmat SALI. Në Gërdec nuk janë shtypur 2-3 zogj pule me makinë, por janë vrarë 26 njerëz, janë plagosur e janë gjymtuar 300 të tjerë dhe është hedhur në erë një zonë banimi me 3000 shtëpi e biznese. Të vrarët prej biznes-krimit të klikës së pushtetit SALI, ishin burra, të rinj, fëmijë e gra, që punonin si skllevër në atë fabrikë vdekjeje, ku pushtet-krimi SALI demontonte e paketonte municion ushtarak në kundërshtim me ligjet dhe sigurinë e jetës së banorëve. Prej 3 vitesh, masakra e krimit njerëzor kolektiv të Gërdecit po sillet vërdallë prej aleancës së pisët pushtet-drejtësi.
Ata që firmosën hapjen e biznes-krimit vrasës në Gërdec, të quajtur Sali Berisha e Fatmir Mediu, vazhdojnë të jenë përsëri kryetar partie, deputetë, kryeministër, ministër dhe aleatë pushteti. Familjarët dhe oratkët e tyre, ish-menaxherë e përfitues në biznes-krimin GËRDEC, vazhdojnë të jenë të lirë, madje më të fuqishëm, duke zhvilluar biznese të tjera abuzive tokash, trojesh, TEC-esh, turizmi bregdetar, ndërtimesh, mbledhje fondesh bamirësie, rrahje, plagosje, burgoje e vrasje opozitarësh dhe kërcënime ndaj shtypit. Ata që u prangosën si sipërmarrës të biznesit, Pinari, Delijorgji e Minxholli, pas tre vitesh në qeli gjenden me regjim në vilat e tyre. Dosja GERDECI ka tre vjet që hyn e del sa për dekor-pisllëk nëpër seanca gjyqesh fiktive, të cilat shtyhen përherë, sikur të jetë një gjyq për regjistrim fëmije e jo një super gjyq, për një super krim njerëzor.
Edhe tre ditë më parë, ky gjyq u shty përsëri në seancë-pisllëkun e radhës. Dhe padyshim, që drejtësia SALI ka paln ta shtyjë pa fund, madje deri sa ata që janë sot 1 vjeç të bëhen 100 vjeç. Qëllimi është ky: Të shpëtohet nga përgjegjësia kriminale kryeministri Sali Berisha (si familje) dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dy krerët e lartë qeverisës që organizuan, lejuan dhe përfituan në këtë biznes-krim, emrat e të cilëve për çudi, nuk janë as pjesë formale e gjykimit! Sipas dokumentacionit, fabrika pirate e vdekjes në Gërdec ka nisur aktivitet me vendim të fshehtë qeverie, me firmën e kryeministrit SALI, në tavolinën e të cilit, prej tre vitesh gjenden edhe 80 pyetje në lidhje me Gërdecin, të cilave Sali Berisha nuk po përgjigjet, ashtu siç mohon, mashtron, dredhon dhe nuk përgjigjet pas çdo krimi që ndodh nën pushtetin e tij, me firmat e tij.
80 pyetjet që presin përgjigje nga Sali Berisha
1. A ka qwnë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse?
2. Cili ka qenë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve dhe municioneve, Kosta Trebicka?
3. A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin?
4. A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit?
5. A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi për këto informacione dhe a e keni urdhëruar të mos futet në këtë problem?
6. Ku dhe kur është takuar djali juaj me Diverolin?
7. A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit?
8. Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilët është takuar dhe cilëve u është imponuar e përse?
9. Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe për çfarë kanë biseduar?
10. A e dinit apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit?
11. Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ai ndërhyrjen tuaj, në lidhje me trafikun e armëve?
12. Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë, në lidhje Gërdecin dhe si keni reaguar?
13. Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin?
14. Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë, për ngjarjen e Gërdecit dhe si ju kanë këshilluar juristët tuaj?
15. Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën?
16. Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punët sekret shtetëror?
17. A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Gazmend Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin?
18. A do të dorëzoni në prokurori dosjen me letrat informuese të skandalit dhe tenderave të Gërdecit?
19. A është djali juaj në Shqipëri, nëse po a mund të dilni publikisht me të, nëse jo, ku e keni nisur dhe përse?
20. A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, për të ngurosur materialet e tenderave të trafikut të armëve?
21. A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderave dhe a duheshin bërë ato, pa dijeninë tuaj si kryeministër?
22. A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja për Gërdecin?
23. A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orë pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë ju ka kërkuar?
24. A ndodhej djali juaj në Gërdec 10 minuta përpara shpërthimit, me cilët ka qenë dhe a është e vërtetë, që ua ka dhënë ai lajmin e shpërthimit?
25. A është takuar me ju mbrëmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe për çfarë e keni porositur në lidhje me Ylli Pinarin?
26. A ju kanë telefonuar mbasditen e 15 marsit tre persona nga Greqia, cilët kanë qënë ata dhe cilat kanë qënë porositë që ju kanë dhënë?
27. A ka lidhje me biznesin e Gërdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke të Himarës dhe cilat kanë qënë tolerimet tuaja?
28. A është financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari? Po fushata e kryetarit të Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili?
29. A keni dijeni, që firma Meico është krijuar që në 5 tetor 1991 dhe a jeni edhe ju, që keni firmosur vazhdimin e aktivitetit të saj pas vitit 1992, duke e mbështetur edhe me 625 mijë USD kredi nga Banka Kombëtare Tregtare?
30. A keni dijeni, që trafiku i armëve dhe municioneve siguronte të ardhura për të blerë sektorin e naftës?
31. A keni dijeni, që të ardhurat nga trafiqet e Gërdecit, do të investoheshin në blerjen e Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë (KESH)?
32. Përse doli bashkëshortja juaj me intervistë ekskluzive në shtyp (Panorama), për të konfirmuar deklaratat tuaja, në lidhje me Gërdecin dhe (mos)përfshirjen e familjes tuaj në këtë biznes?
33. Cilët analistë dhe pronarë mediash, kanë qënë mesnatën e 15 marsit 2008, në zyrën tuaj, çfarë porosie dhe ndihme u keni dhënë?
34. A keni pranuar financime nga llogaritë e Delijorgjit, Pinarit e Trebickës, për të financuar gazetat tuaja, për efekt propagande për Gërdecin?
35. Në cilin shtet ndodhet a