Burrel Rama prezanton Adelina Farricin Saliu shpifesi me i madh

BURREL- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot kandidaten e Aleances per te ardhmen ne Bashkine e Burrelit Adelina Farrici.
Duke ju pergjigjur akuzave te kryeministrit Sali Berisha per shpifje Rama tha se ndodh krejt e kunderta Saliu eshte njeriu qe ka shpifur me shume.
Ai u beri thirrje qytetareve te Burrelit qe te dalin ne votime me 8 maj pasi kjo qeveri ka dale nga vjedhja e votes si dhe vendi eshte ne kurthin e nje regresi qe nuk ndalet.
Nga Burreli kryesocialisti i beri thirrje kryeministrit Berisha qe perpara se te kerkonte voten te jape pergjigje per 1 milione te papunet ne vend qe sipas Rames nuk jane shpifje sic thote ai per cmimin e naftes qe rritet cdo dite etj.
Per ne tha Rama njerezit jane te gjithe njesoj ne premtojme ate qe mund te bejme.
Me heret kreu i PS-se ishte ne qytetin e Peshkopise.
Jemi ne kete beteje per endrrat dhe shpresat e qytetareve te ketij vendi u tha kryesocialisti Rama banoreve te Peshkopise gjate prezantimit te kandidatit te Alenaces per te Ardhmen Ilir Vranici.
Ndodhemi ne nje realitet ku nuk sheh asgje qe ka te beje me zhvillimin. Ky nuk eshte realiteti qe kerkuam por kjo eshte politika e vesheve te shurdhet tha Rama.
shte bekim qe njerezit jane te ndare ne demokrate socialiste e te tjere- u tha ai qytetareve dibrane - por ky bekim nuk mund te kthehet ne mallkim per shkak te politikes perca e sundo. Ne duam te jemi te bashkuar jo nen flamurin e PD PS apo cdo partie tjeter por nen flamurin e Skenderbeut theksoi Rama.