E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati mbi karakteret

13/02/10 15:10

Banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjjes e në pritje të përgatitjes së drekës, ata diskutojnë. Diskutimi bëhet mbi temën e karaktereve të njeriut dhe ndryshimeve që pëson ai me kalimin e kohës dhe me rritjen e njeriut. Këtë diskutim e nis Renatoja ku më pas në të përfshihen të gjithë banorët duke u kthyer në një debat të vërtetë që herë pas here bëhet edhe me tone të larta, pasi nuk flasin me radhë. Kështu Renato mbron tezën e tij se karkteri i njeriut ndryshon kur qëndron me njerëz të ndryshëm dhe nëse një njeri dëshiron, mund të marrë nga tjetri ato pjesë të sjelljes që i interesojnë duke i përshtatur me tipin e vetë. Ai thotë edhe se njeriu gjatë gjithë kohës është në mësim e sipër nga të tjerët e si rrjedhojë dhe në ndryshim të karakterit, kjo në varësi të njeriut, rrethanave dhe mundësive. Të gjithë banorët e tjerë janë kundër tij në këtë debat. Ata thonë se njeriu lind me karakterin e vet, por gjatë jetës dhe në varësi të kushteve ai e nxjerr në dukje atë pjesë-pjesë. Ata thonë se njeriu nuk mund ta ndryshojë karakterin e vetë dhe këtë ide e mbrojnë me bindje të plotë. E vetmja që e mendon njësoj si Renato është Domenika e cila mendon se njeriu e modifikon karakterin dhe e përshtat me të tjerët. Debati vazhdon gjatë mes banorëve ku ata sjellin shembuj të ndryshëm të përshtatjes apo edhe të nxjerrjes në pah të karaktereve të fshehura.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›