E Shtunë, 31 Tetor 2026

Graciela sqarohet me Renaton

13/02/10 17:00

Gjatë debatit të zhvilluar mbi karakterin, Graciela i thotë Renatos se ai nuk është vetvetja, nuk është origjinal dhe se ka kopjuar modele sjelljeje nga njerëz të ndryshëm të cilat i përdor. Edhe Jetmiri është dakord me këtë ide dhe ergumenton se një djalë njëzetëepesë vjec nuk mund të flasë si një pesëdhjetë vjecar. Renato e merr për ofezë fjalët e thënë nga Graciela dhe thotë se nuk ka kopjuar askënd dhe nëse ajo mund të shohë këtë mënyrë sjelljeje tek dikush, atëherë ata mund ta kenë kopjuar nga ai. Ai i thotë se në ndryshim nga të dy, ai ka edukatë dhe shumë mendime negative nuk i shpreh, ndërsa ajo i shprehu. Edhe Pamela dhe Hakiu nuk e pranojnë mendimin e Gracielës. Graciela i kërkon të falur dhe pas debatit, të dy diskutojnë për këtë cështje. Ai i kërkon Gracielës që të jetë pak më e rezervuar herë tjetër, por ajo ia kthen se në debate të tjera më të detajuara ai ose do dorëzohet ose do ti mbesë hatri. Renato thekson se nuk i ka ngelë hatri por do donte që kjo të mos përsëritej më dhe shoqëria e tyre të vahzdojë si ka qënë. Graciela vazhdon me të sajën se si ajo edhe Erioni shprehën mendimin e tyre, ndërkohë që ai u kap vetëm me të, por Renato ia kthen se kur ta shohë të arsyeshme, do flasë dhe me Erionin dhe kundrejt saj nuk do mbajë mëri. Graciela thotë se ka tentuar dy herë që ti kërkojë të falur dhe se ai është i vetmi banor që ajo i ka kërkuar falje, ndërsa ai ka patur qëndrimin sikur i mbante mëri. Graciela shton se nuk ka për ti kërkuar më falje dhe këtë gjë e bëri thjesht për hir të respektit edhe pse nuk e sheh të arsyeshme pasi nuk mendon se ka thënë ndonjë gjë të gabuar. Edhe Renato ia kthen se për hir të respektit nuk do donte që kjo bisedë të shkonte më tej apo të përsëritej. Të dy banorët duket sikur nuk e sheshuan këtë debat. Kur Graciela bisedon për këtë cështje edhe me të tjerët, përvec Jetmirit, të gjithë i thonë se ajo e teproi me fjalët që i tha Renatos.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›