E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati ne Komision, perplasje kompetencash mes KLD-se dhe Ministrise

Mbledhja e Komisionit Parlamentar te Ligjeve ka pasur nje debat te gjate ne lidhje me propozimet e KLD-se. Kreu i kesaj te fundit, i ftuar ne kete mbledhje komisioni, Kreshnik Spahiu, paraqiti te gjitha propozimet per ndryshime ligjore, hasi edhe ne nje bllok te ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili kerkoi nje disiplinim te inspektimit te veprimtarise se gjyqtareve. Spahiu u shpreh se grupet e inspektimit, qe aktualisht varen si nga Ministria e Drejtesise, ashtu dhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise, duhet te kene nje varesi qe vjen vetem nga qeverisja e Gjyqesorit, qe ne kete rast eshte vete KLD-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›