Topalli merr garanci nga Kuvajti per investime
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori garancine se Kuvajti biznesi privat kuvajtian do te jete prezent ne menyre te dukshme ne Shqiperi. Premtimi iu be dje nga Emiri i Kuvajtit, Sabah al-Ahmad al-Jabir al-Sabah, ne viziten e pare zyrtare qe nje delegacion shqiptar ben ne Kuvajt, me ftese se homologut te saj, Jassim M. Al-Kharafi. Gjate takimeve zyrtare, Kryetarja Topalli vleresoi marredheniet mes dy vendeve. Ne takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Kuvajtit, Sheiku Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, u diskutua per ndjenjat miqesore qe te dy popujt kane per njeri-tjetrin, si dhe per thellimin e metejshem te marredhenieve ne te gjitha fushat. Nga ana e saj, Kryetarja Topalli theksoi rendesine qe ka zbatimi i marreveshjeve te nenshkruara mes dy kryeministrave, te Kuvajtit dhe te Shqiperise, ne Tirane, marreveshje qe kane te bejne vecanerisht me bashkepunimin ekonomik, social e turistik.