E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Metalurgji

Flasin metalurge dhe banore
Mustafa Celiku banor ne Bradashesh
Ne Metalurgji ka pasur edhe here te tjera aksidente. Po keshtu edhe ne fabriken e cimentos. Zona jone eshte e pasigurt. Qeveria duhet te marre masa per sigurimin teknik te punetoreve, per te garantuar jeten e banoreve perreth metalurgjise dhe per te ndaluar ndotjen e mjedisit.
Vanthi Berdufi banor prane Metalurgjikut
U degjua nje shperthim i fuqishem. Isha brenda ne shtepi dhe u tremba shume. Por me teper se ne u tremben femijet. Djali doli jashte dhe pa tym ne drejtim te uzines. Me tha se dicka kishte ndodhur. Me vone mesuam se kishte shperthyer furra dhe ishin djegur punetoret. Metalurgjia ka prodhuar vetem fatkeqesi. Edhe me perpara kane ndodhur aksidente te renda. Une banoj prane kantierit te prodhimit dhe vec pasigurise vuaj edhe ndotjen e mjedisit. Mbaj mend se edhe para 20 vjetesh ka ndodhur e njejta gje. Duam qe te merren masa dhe te sigurohet jeta e femijeve. Me vjen keq per punetoret dhe familjet e tyre, pasi atje kane shkuar per buken e gojes.
Enkelejda Shehi femije nga Bradasheshi
Une u tremba shume mbreme. Shperthimi ishte mjaft i fuqishem dhe u trondit shtepia. Kam frike te banoj prane metalurgjise, pasi kame degjuar mjaft te keqija per kombinatin.
Besim Gjopali, 55 vjec Ish-metalurg
Kam filluar pune mjaft i ri ne metalurgji. Atehere ishin kinezet. Ne punonim me ndergjegje te larte. Megjithese pajisjet vinin gjithe nga Kina, rregullat e sigurimit teknik ishin mjaft te rrepta. Furrat ishin te rregullta dhe u kryhej remonti nje here ne muaj. Pas viteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›