E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati ne Kuvend Imami Tregtia e armeve e ligjshme

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami iu kunderpergjigj dje akuzave te opozites per sa i perket trafikut te armeve. Gjate diskutimit te projektligjit Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Agjencise se NATO-s per mirembajtjen dhe furnizimin NAMSA per demontimin e municioneve ministri i Mbrojtjes theksoi se marreveshja eshte nje zgjidhje per armet e vjetruara ne vend duke kundershtuar deklaratat e Braces. Sipas Imamit tregtia e armeve eshte e ligjshme dhe se sot nuk duhet diskutuar per te shkuaren por per te ardhmen. Ai shpjegoi se marreveshja ne fjale parashikon akordimin e nje fondi te posacem dhene nga Departamenti Amerikan i Shtetit me rreth 10 milion dollare qe do te behet i perdorshem permes nje fondi mirebesimi qe eshte krijuar nga NAMSA. Raporti qe ju i referoheni eshte nje raport qe pergatitet nga Autoritetit i Kontrollit Shqiptar dhe qe botohet fjale per fjale edhe nga OK-ja. Nuk ka asnje lloj mosperputhjeje me atij raporti te licencimit nga ky autoritet dhe raportit te realizimit te nje tregtie te caktuar brenda vitit 2009. Keshtu qe qeveria e Jemenit pavaresisht mendimit tuaj eshte nje qeveri qe lufton kunder terrorizmit dhe eshte nje qeveria aleate ndersa ceshtjet e demokracise jane ceshtje qe do te zhvillohen edhe ne Jemen si kudo tjeter por kjo nuk pengon qe te kryhen tregti te ligjshme me keto vende - deklaroi ministri Imami. Ai shtoi se te gjitha eksperiencat pozitive dhe negative jane reflektuar dhe ne kete marreveshje. Demontimi eshte nje nga proceset qe ecen me mire ne gjithe fushen e mbrojtjes dhe sigurise eshte detyre e jona qe me cdo mjet ta shkarkojme kete barre te se kaluares. Une e cmoj pozitive qe edhe opozita ne parim nuk eshte kunder. Nese nuk jeni te bindur une mund tju jap argumente me teper hajdeni ne Komisionin e Mbrojtjes ku trajtohet kjo ceshtje po su bindet ju jap te dhena te tjera. E po su bindet prape vazhdoni ne tuajen se une kam detyre te jap argumentet e mia po nuk kam detyre tju bind - tha ai. Deklaratat e ministrit u bene pas komenteve te deputetit Erion Brace lidhur me demontimin e armeve. Brace e cilesoi te nevojshme marreveshjen por sic tha ai kjo marreveshje nuk zgjidh transaksionet qe shtetas serbe malazeze e boshnjake kryejne ilegalisht ne Shqiperi. Brace theksoi se ka lexuar ne raporte te OKB se Shqiperia pervec marredhenieve tregtare per armet ka dhe marreveshje per dergimin e parave ne zonat e nxehta si Jemen e Libi.

Projekti i cili parashikohet ne marreveshjen qe u diskutua dhe me tej u miratua dje ne Kuvend do te jete 4-vjecar dhe nepermjet tij planifikohet te shkaterrohen 76 mije tone rezerva municionesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›