Shkeli rregulloren e re Balla perjashtohet 3 jave nga Kuvendi
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka perjashtuar per 3 jave nga punimet e Parlamentit deputetin e Partise Socialiste Taulant Balla. Vendimi per perjashtimin e deputetit Balla erdhi pas fjalimit te mbajtur ne seancen plenare te Kuvendit ku po diskutohej ligji per parandalimin e pastrimit te parave. Ne fjalen e tij deputeti Balla akuzoi qeverine se eshte kthyer ne nje lavanteri te pastrimit te parave. I menjehershem ka qene edhe reagimi i Kryetares se Kuvendit Topalli e cila e ka akuzuar deputetin Balla per shpifje dhe ashtu sic e parashikon edhe rregullorja e re e ka perjashtuar ate per 3 jave nga punimet e Kuvendit. Deputeti i PS-se Namik Dokle tha se Kryeparlamentarja nuk mund te beje rolin e prokurores dhe te gjykateses ne seance. Kryetarja Topalli u shpreh se nese Balla ka fakte le ti dorezoje ato ne prokurori nderkohe qe pas kesaj u nderpre seanca. Pas rifillimit te saj vendimi i Topallit u mbeshtet nga ministrat Bujar Nishani e Ridvan Bode. Nishani deklaroi se Taulant Balla e ka tejkaluar me fyerjet dhe vendimi i sotshem ishte i merituar. Ka mbi nje vit e gjysme qe fyen kedo ketu me fjale te pista hedh balte mbi familjet tona te nderuara. Sa trafikante jemi ne dhe sa eshte zoti Balla kete e dine ata qe na njohin te dy paleve - tha ai. Ndersa Nishani fliste deputete te opozites trokisnin tryezat e tyre. Reagoi dhe ministri i Financave Ridvan Bode ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Mos e zer me emrin tim ne goje per kasa fiskale e koncesione sepse ti je ai qe fshihesh pas imunitetit por ke ardhur ketu te ne rolin e Zhvejkut te akuzosh njerez te ndershem. Une jam pa imunitet dhe jam i gatshem i hapur te hetohem ju fshiheni - tha ai. Pas kesaj deputeti socialist Erion Brace akuzoi ministrin e Drejtesise se me fjalet qe tha ushtroi presion mbi opoziten ndersa Kryeparlamentaren Topalli se po abuzon me detyren. Brace kerkoi 30 minuta pushim qe grupi parlamentar socialist te mund te vendose nje qendrim pas zhvillimeve me te fundit ne seance ku u perjashtua Taulant Balla.
Parlamenti zbardh pagen e Balles Paguhet 314.745 leke
Kuvendi ne emer te transparences dhe pas akuzave te vazhdueshme te opozites lidhur me pagat e tyre ka zbardhur pagen e deputeti socialist Taulant Balla. Kuvendi sqaron se paga e deputetit Taulant Balla eshte 152 500 leke ndersa sigurimet shoqerore jane 14.045 leke. 17.000 leke ligjvenesi socialist i merr per telefon 73.200 leke per dieta 42.00 per karburant dhe 16.000 leke per pjesemarrjen ne komisionet - sqaron Kuvendi. Ne total paga e deputetit Balla shkon ne 314.745 leke.