Debati në parlament për ushtarakët

Debatet në seancën e së enjtes në parlament janë përqendruar në aktin normativ për ushtaraket. Sipas opozitës, ky akt jo vetëm redukton ndjeshëm pensionet e tyre, por shkel edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Deputetet e opozitës i kanë kujtuar mazhorances se po ndryshon një ligj të cilit i ka dhënë edhe votat e saj ne 2005. Mazhoranca u beri thirrje deputeteve te votojnë ndryshimet ne ligjin e ushtarakeve, duke e konsideruar si një ekuilibrim te pagesave mes kategorive sociale. Ndërsa opozita kundërshton aktin qe, sipas saj, po hedh poshtë dhjetëra vite pune te mijëra ushtarakeve e policeve.
Shpërndaje