Basha thirret te Komisioni i Sigurisë

Anëtaret e opozitës ne Komisionin Parlamentar te Sigurisë kane thirrur ne seance dëgjimore ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Te majtët kërkojnë dëshminë e ministrit ne lidhje me raportin e Dik Martit dhe aktivitetin e Bashes gjate kohës kur ka bashkëpunuar me tribunalin e Hagës, per mbledhjen e fakteve kundër UÇK-së ne 2003. Njeri prej hetuesve te huaj te çështjes ka bere publik faktin se ishte i shoqëruar nga Lulzim Basha ne udhëtimin drejt veriut te vendit. Por nga ana tjeter vete ministri e ka mohuar kete fakt deri tani. Nenkryetari i Komisionit Ilir Gjoni konfirmoi per "Vizion plus" se seanca pritet te mbahet me nisjen e sesionit te ri parlamentar ne janar. Nisur nga sensibiliteti i larte publik i çështjes, veç Bashes jane thirrur per te deshmuar edhe kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri dhe ministri i Jashtëm Haxhinasto.
Shpërndaje