Kuvendi sot vendimi per ushtaraket dhe zgjedhjet
Sot pritet qe te merret vendimi per aktin normativ per pensionet e ushtarakeve si dhe per komisionin hetimor parlamentar. Sikur te mos mjaftonin keto eshte parashikuar edhe mocioni per debat nga socialistet ku do te zhvillohet nje debat mes dy paleve prej 5 oresh per
integrimin e vendit. Pensionet e ushtarakeve dhe komisioni hetimor duket se do te kene vemendjen kryesore per shkak te interesit te tyre. Javen e kaluar akti normativ per pensionet u shty kjo per shkak se ende nuk ka nje vendim nga 4 deputetet e LSI-se ndersa nga ana tjeter maxhoranca ka rrezuar objektin e hetimit te komisionit hetimor te kerkuar nga opozita per hetimin e zgjedhjeve. Levizja Socialiste per Integrim ende nuk ka nje qendrim te qarte ne lidhje me kete akt normativ.
Pensionet e ushtarakeve
Akti normativ shkurton pensionet suplementare te ish-ushtarakeve nese i referohemi vendimit te Gjykates Kushtetuese. Levizja Socialiste per Integrim ka qene mbeshtetese e kesaj kategorie dhe gjate kohes se debatit per kete akt normativ nuk ka dhene asnje shpjegim per qendrimin e saj. Gjate votimit te sotem ne Kuvend do te mesohet edhe vota e LSI-se e cila nese do te jete kunder me 4 deputetet e saj mund te rrezikoje qe akti normativ te mos miratohet nese llogariten edhe votat e deputeteve te opozites. Socialistet se bashku me aleatin e tyre te vetem Vangjel Dulen kane ne Kuvend 65 vota dhe bashkimi me LSI-ne duke shpresuar ne mungesa deputetesh mund te kete nje rezultat ne favor te opozites. Nese akti normativ shtyhet serish nga votimi ai do te humbase fuqine e tij duke e detyruar qeverine qe te sjelle ne Kuvend nje tjeter projektligj. Sipas aktit normativ te gjitha forcat e angazhuara te shtetit pra te gjithe te punesuarit me uniforme per te perfituar nga statusi qe u jep ligji duhet te paguajne nje kontribut suplementar. Deri tani ky kontribut per ata qe jane ne pune ishte 2 per qind e pages. Ne ligjin e ri parashikohet qe ky kontribut te behet 5 per qind e pages. Behet fjale per sigurimin shtese. Ky veprim pritet te preke te gjitha forcat e armatosura policet SHISH-in etj. uniforma qe jane aktualisht ne pune.
Komisioni hetimor
Nje debat i forte mes paleve pritet te jete edhe per ceshtjen e komisionit hetimor parlamentar. Maxhoranca ka rrezuar ne Komisionin e Ligjeve objektin e hetimit te kerkuar nga socialistet duke paralajmeruar rrezimin e tij. Nese rrezohet komisioni atehere do te kete minimalisht 1 muaj kohe vonese per shkak te pushimeve dimerore. Opozita pretendon se ky rrezim eshte tendencioz pasi ne muajin mars kur maxhoranca votoi e vetme ngritjen e komisionit ishte i njejti objekt hetimi. Sipas maxhorances ka disa pika ne kerkesen e opozites qe jane antikushtetuese. Ne lidhje me kete ceshtje do te kete debat ne Kuvend i cili me pas do te kaloje per votim ose jo te komisionit hetimor parlamentar.
Axhenda ne Kuvend
1. Diskutime per ceshtje jashte rendit te dites deri 60.
2. Miratimi i proces-verbalit te seances plenare date 16.12.2010.
3. Projektligj Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen Per njohjen dhe zbatimin e vendimeve ne lidhje me detyrimet ushqimore.
4. Projektligj Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen Per ligjin e zbatueshem per detyrimet ushqimore.
5. Projektligj Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Bashkuar Per sigurine e menaxhimit te lendes djegese te konsumuar dhe per sigurine e menaxhimit te mbetjeve radioaktive.
6. Projektligj Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per Sigurine Berthamore.
7. Projektligj Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Belgjikes per transferimin e personave te denuar.
8. Akt - Normativ Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise.
9. Projektligj Per krijimin e Shoqerise Nxitja e Biznesit Social sh.a.
10. Mocion per debat per ceshtjet qe kane te bejne me integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
11. Shqyrtimi i kerkeses se nje grupi deputetesh per ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise qershor 2009.
ERALD KAPRI