E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anila debaton me Liamin

Gjate kohes qe banoret bisedojne per gjera te ndryshme duke ndenjur ne dhomen e gjumit lind perseri debati per DJ por kete here midis Aniles dhe Liamit. Anila i thote se ai u prek shume gjate debatit te meparshem me Ermalin por Liam e mohon. Mos e moho se gjithmone do te te vije keq po te tha njeri qe je deshtak i thote Anila Liamit. Aspak une jam shume i lumtur qe u shpjegova dy njerezve dicka qe se dine thote Liami dhe ben nje gjest per te treguar se Anila dhe Ermali jane injorante persa i perket fushes se muzikes qe luajne DJ.
Anila irritohet dhe i thote se ajo per moshen dhe mundesite qe ka eshte e informuar mjaftueshem.

Liam i thote Aniles se ata flasin dhe komentojne dicka qe ai e ben vete dhe ai po perpiqet qe tua shpjegoje atyre punen e tij por ata nuk duan te kuptojne. Anila i thote se ai po u shpjegon ato gjera te cilat ai do qe ti shpjegoje dhe jo ato qe duhet dhe qe jane te ditura nga te gjithe.

Edi i kerkon Liamit qe te mos e vazhdoje me teper debatin dhe ky i fundit i premton se tashme e ka lene ate teme diskutimi. Ne ate moment nderhyn perseri Ermali i cili i thote Liamit se ai duhet te shpjegoje te tjeret me fakte. Liami i pergjigjet se faktet do ti tregoje koha kur te dalin jashte shtepise se Big Brother.

Per pak caste te tjera Anila dhe Liami flasin me ironi ndaj njeri-tjetrit dhe ofendohen. Liami i thote Aniles se ajo nuk kupton dhe ajo i thote se ai edhe me gjashte vjet pervoje nuk eshte bere akoma DJ.
Me pas ata bejne shaka dhe perfundojne debatin e tyre. Gjoni eshte ai qe e mbyll temen per DJ duke thene I fusim pak reklama dhe te tjeret qeshin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›