E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për Qarkun e Fierit, flet Prefekti Bitri: Çështja është futur në labirintet gjyqësore

13-10-2012 / Gazeta 55

Robert Bitri: Duhet vullnet politik për zgjidhje të pakontestueshme


Prefekti i qarkut të Fierit z.Robert Bitri sqaron debatin për këshillin e qarkut duke e përshkruar si një çështje që ka hyrë në labirinthet gjyqësore. Bitri thotë se vendimet e gjykatave për këtë çështje janë dy llojesh, vendime që shprehen për mënyrën e zgjedhjes, shkarkimit apo pezullimit të mandateve në këshillat komunalë dhe bashkiakë dhe vendimin e vetëm që shprehet për kreun zgjedhur të këshillit të qarkut z, Artur Shehu. Në rastin e parë gjykatat shprehen se mandatet e këshilltarëve janë të pandryshueshëm nga këshillat vendore, ndërsa në rastin e dytë 3 shkallët e gjyqësorit janë shprehur pro qëndrimit në detyrë të z. Artur Shehu. Sipas tij ekziston një rrugë me efektive për të sqaruar gjithë këtë debat. Është vullneti politik që do të prodhonte një zgjidhje gjerësisht të pranueshme dhe të pakontestueshme nga palët. Kontestimi të majtëve për kryetarin e këshillit të qarkut të fierit ka nisur në nëntor të vitit të kaluar. Gjykatës iu kërkua shpallja e pavlefshmërisë absolute të mbledhjes nga ku u zgjodh kryetar Artur Shehu i PD. Paralelisht me padinë kryesore të majtët i kërkuan gjykatës edhe masën e sigurimit të padisë që do të pezullonte funksionet e kreut të sapo-zgjedhur. Kjo masë sigurimi është rrezuar në 3 shkallët e gjyqësorit duke lënë në fuqi efektet juridike të mbledhjes dhe funksionet e kryetarit të këshillit të qarkut. Ndërkohë gjykimi i çështjes në themel vazhdon në gjykatën e shkallës së parë Fier. Pas rrëzimit të kësaj kërkese socialistët kanë paditur të gjithë këshillat vendore ku ata rezultuan humbës pas rikonstituimeve. Në një pjesë të mirë të këtyre padive ata kane fituar çështjen duke pretenduar me këtë edhe fitoren ne këshillin e qarkut.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›