Debati per akuzat e Priftit te hetohet Rama per kokainen

Kunderpergjigjet PS-ja Kulici para drejtesise. Olldashi Paralelisht me Kulicin te hetohet edhe Rama.
Ministri i Puneve Publike Transportit e Telekomunikacionit Sokol Olldashi i ben thirrje opozites te mbaje te njejtin standard kur kerkon hetimin e zyrtareve. Pas akuzave te kesaj te fundit per Agron Kulicin Olldashi tha se PS duhet te kerkoje qe po ashtu prokuroria te hetoje edhe perdorimin e droges nga kryetari i bashkise pikerisht ne zyren e tij. Por sipas Olldashit PS kerkon te perdore dy standarde dhe ben akuza politike. Ai shtoi se mazhoranca prej kohesh tashme ka ofruar modelin me te mire duke u treguar e gatshme te votoje per heqjen e imunitetit te zyrtareve por eshte pikerisht opozita qe ka dale kunder. Socialistet Balla dhe Tahiri akuzuan me radhe ministrat e kabinetit qeveritar se kane abuzuar me detyren dhe per kete duhet te shkojne para organeve te drejtesise.
Debatet mes ministrave e deputeteve te PS-se
Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi qeverine se vodhi zgjedhjet e 28 qershorit me qellimin e vetem per te vjedhur shqiptaret dhe per te mbushur xhepat e ministrave te saj. Duke i permendur me emra disa nga ministrat e kabinetit Berisha ai i akuzoi ata per abuzime me tendera e investime. Keto deklarata tha Balla nuk jane bere vetem nga opozita por edhe nga eksponente te mazhorances. Kjo qeveri eshte tashme si ato dominote po ra njeri iken te gjithe. Sot ne Shqiperi por edhe brenda grupit te PD-se u kerkohet doreheqja ministrave te korruptuar por ku largohen grerezat nga mjalti - tha ai. Pas ketyre akuzave reagoi ministri Olldashi i cili pohoi se prokuroria paralelisht me Kulicin duhet te hetoje dhe Ramen. Jam shume dakord qe te hetohet Agron Kulici por paralelisht me ate te hetohet akuza tjeter qe ka bere Dritan Prifti qe e ka gjetur Edi Ramen duke pire kokaine ne zyre te hetohen te dyja. Sa per metaforen qe ministrat e kane te veshtire te largohen si bleta nga mjalti po ju them se ka ca miza qe e kane te veshtire te largohen nga dicka tjeter - tha ai. Me tej ai deklaroi se Kulici nuk erdhi ne detyren e zevendesdrejtorit te policise si badigard i Sali Berishes por erdhi si nje nga ekspertet me te mire te policise te cilin PS padrejtesisht e hoqi nga detyra ne vitin 97. Po tregoni qe keni nje mungese totale respekti dhe nje koherence te plote qendrimi ndaj institucioneve. Po kerkoni nderhyrjen e prokurorise per akuzat qe ka leshuar Dritan Prifti per Kulicin. Pse nuk i besoni verdiktit te prokurorise per Gerdecin dhe ngriheni ketu dhe aludoni per Shkelzen Berishen etj. etj. Pse nuk e pranoni ate qe prokuroria nxori si produkt te hetimit per Gerdecin dhe kur ne menyre zyrtare u faktua qe nuk ka asnje implikim te askujt pervecse personave qe jane cuar ne gjykim - tha ai. Olldashi shtoi se i njejti qendrim i pamoralshem eshte edhe ndaj akuzave te Dritan Priftit sepse i besohet atij kur akuzon Kulicin por jo kur akuzon Ramen per perdorim droge. Doni hetimin e prokurorise te veproje prokuroria por kur ajo vepron dhe jep verdikt atehere kycni gojen dhe pranoni verdiktin e saj. Dhe mos aludoni me per njerezit pa kriter pa rend dhe pa asnje argument te vetem - tha ministri Olldashi. Ne kunderpergjigje te akuzave reagoi edhe ministri Ruli i cili pohoi se Balla e ka kaluar gjithe kohen e tij duke lehur kjo eshte e vetmja gje qe mund ti shenohet ne CV. Te jesh i bindur qe cdo lloj akuze nga ato qe ju jep porosi Rama une di tu pergjigjem dhe ai zoteri nuk mund te me nxije mua per te dale i bardhe vete. Ai duhet te zbardhe veten e vet. Genc Ruli e mbron vete veten kudo qe te jete. Kam dhene doreheqjen ne kohera shume me te veshtira se keto dhe pa rigatuar asgje duke menduar se une jam ne funksion te politikes dhe nuk eshte politika ne funksionin tim - tha ai ndersa Kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se Balla eshte i trishtuar se shqiptaret do te levizin te lire. Ajo pohoi se ligjvenesi socialist beri shume perpjekje per te penguar kete vendim nderkohe qe nuk mund te kete krenari me te madhe kur Shqiperia vleresohet nga te gjithe. Per sa i perket metafores se dominove ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj tha se Berisha ia ka lene opozites dopio-gjashten gjithmone ne dore.
Imuniteti
Por deputeti Tahiri kembenguli qe ministrat te dorezojne imunitetin dhe te paraqiten ne prokurori. Sipas tij askush nga mazhoranca nuk eshte pergjigjur per akuzat. Modeli i ri eshte qe ju te dorezoni mandatin e te shkoni ne prokurori. Zonja kryetare edhe ju keni motiv te shkoni para prokurorise po jua them nje here tjeter - tha ai. Por ministri Olldashi deklaroi se ka thuajse 13 vjet qe PD kerkon heqjen e imunitetit. E kemi kerkuar kur kemi qene ne opozite e kemi futur ne rend dite kur kemi qene ne opozite keni votuar kunder. E kemi kerkuar kur kemi qene ne mazhorance dhe keni kercyer perpjete dhe e keni votuar kunder. Nuk ka asnje pengese per asnje nga perfaqesuesit e mazhorances per te hequr imunitetin per te dorezuar gjithcka qe na mbron nga hetimi dhe te shkojme te hetohemi te gjithe. Kete ju nuk e doni sepse keni problemet tuaja - tha ai. Olldashi shtoi se PS nuk duhet te sjelle vetem llafe ne Kuvend por duhet te coje fakte ne prokurori. Nese doni qe une te shkoj ne prokurori coni nje akuze mos sillni llafe ketu nese doni qe Ruli te shkoje ne prokurori sillni nje akuze konkrete jo llafe se po te sjellim vetem llafe per gjithe ministrat apo Kryeministrin perndryshe Saimir po te kujtoj une dicka eshte njesoj si te them une ty Saimir Tahiri shko ne prokurori per te treguar pse perfundove ne spitalin e Torinos kur ishe student - perfundoi ai.
Topalli Yllit Me te droguarit merrem une
Seanca e djeshme plenare eshte kthyer ne nje arene replikash e debatesh mes deputeteve te mazhorances dhe te opozites. Deputeti socialist i Beratit Fidel Ylli akuzoi qeverine dhe ne menyre te vecante ministrin e Arsimit se lejon ne pune mesues nje person te droguar dhe te akuzuar per abuzime seksuale. Sipas tij ky person vazhdon edhe sot te jape mesim ne shkollen e Policanit por qeveria nuk e heq nga puna se ka hallin se i cenohet koalicioni me Levizjen Socialiste per Integrim. Ketyre akuzave iu kunderpergjigj Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila deklaroi se do te merret vete me kete ceshtje nese i vihen ne dispozicion dokumentet sepse qofte mesuesit deputetet apo dhe kryetaret e bashkive qe merren me droge duhen hedhur. Nese eshte e vertete qe merret me droge qofte deputet kryetar bashkie une e marr shume seriozisht dhe une e ndjek. Me shkolle pa shkolle nese jane te verteta ato qe thate ju jane per tu hedhur jane per tu hedhur merrem une me sill dokumentet - tha Topalli. Ndersa deputeti demokrati i Beratit njeheresh minister i Inovacionit Genc Pollo tha se nuk do te donte qe akuzat e PS-se te merreshin si retorika boshe nese jane te verteta. Ne qofte se ka nje grime te vertete ne kete deklarate pa dyshim qe ministri dhe nga e gjithe ministria me struktura do merren masa. Nese sdel e vertete do jete nje deklarate e zakonshme qe ne jemi mesuar te vijne nga koleget e opozites. Por Ylli vijoi me tej me akuzat duke deklaruar se edhe Kombinati i Policanit po kthehet ne nje Gerdec te dyte por pavaresisht kesaj ministri vijon te marre leje pa marre miratimin e pushtetit lokal nderkohe qe puneson njerez nga orovoda se do te kenaqe LSI-ne.