Ekstremistet e PS-se Kurre vote per Gjykaten Administrative

Bizhga I drejte vendimi per mosvotim te ligjit
Partia Socialiste shfaqet e vendosur ne rrugen e saj ndaj bojkotit te ligjit per Gjykaten Administrative duke riperseritur edhe nje here faktin se mosvotimi i ligjit nga ana e saj eshte nje veprim teresisht i drejte. Pohimi i kesaj radhe eshte i deputetit socialist te qarkut te Durresit Gazmir Bizhga. Ne nje interviste ai eshte shprehur Vendimi i marre nga strukturat e PS-se per ligjin e Gjykates Administrative eshte nje vendim i drejte. Keshtu socialistet shprehen mjaft te sigurt per mosvotimin e ketij ligji por ajo qe bie ne sy ne deklaratat e tyre per arsyet e bojkotit ndaj tij eshte se ato jane gjithmone e me shume te ndryshme nga njera-tjetra. Keshtu ne fillim Partia Socialiste eshte shprehur se ky ligj nuk votohet pasi nuk pranohet nga nderkombetaret dhe ka mangesi te theksuara kur nuk duhet harruar se thirrjet e Kryeministrit Berisha kane qene per votimin e ligjit duke marre parasysh edhe propozimet e opozites per ndryshimin e tij. Nje here tjeter eshte thene se PS-ja ka raport te kushtezuar me Kuvendin dhe ne te merr pjese vetem per diskutim dhe jo per votim dhe here te tjera duke vene kushte qe kishin te benin me transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare per dhenien e votes ndaj Gjykates Administrative. Bojkoti i opozites ndaj ligjit ka sjelle nje sere kritikash ku ne menyre te vecante kane qene ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Duket se socialistet e perdorin kete ligj si nje mjet per te vene kushte ndaj qeverise ne lidhje me kerkesat e tyre per transparence kur ne te vertete ligji nuk ka asnje lidhje me zgjedhjet dhe ai nuk mund te mbahet pezull nga kerkesa te tilla. Mbi te gjitha ky ligj eshte me rendesi te vecante per vendin dhe votimi i tij eshte kerkuar me ngulm nga SHBA-te por reagimi i opozites ndaj tij ka qene gjithnje negativ duke vene keshtu ne pikepyetje marredhenien edhe me ta. Ashtu si SHBA-ja edhe Kryeministri Berisha i ka bere thirrje te njepasnjeshme opozites qe ta votoje ligjin pasi ai perben sipas tij nje hallke shume te rendesishme te funksionimit te shtetit. Nga te gjitha thirrjet dhe kritikat e ardhura ndaj saj Partia Socialiste ka bere veshin e shurdhet duke dhene pershtypjen se ligji nuk do te votohet asnjehere nga ajo. Ligji per Gjykaten Administrative eshte nje projekt i qeverise amerikane dhe jep nje ndihmese shume te madhe per funksionimin ne teresi te institucioneve te vendit tone ne menyre te vecante per biznesin shqiptar.