E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rucit Castro do tjua kishte lakmi qendrimet

Gjykata Administrative PS veteperjashtohet nga ligji. Berisha Rucit Kujdes nga lepurushi Ruci Rama sme nxjerr nga politika

Mazhoranca dhe opozita u jane rikthyer debateve te forta ne Parlament lidhur me punen e seciles per levizjen e lire te shqiptareve dhe integrimin ne Bashkimin Evropian. Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij ne seancen e djeshme plenare ka ftuar opoziten te behet pjese e procesit te liberalizimit te vizave edhe pse me vonese si dhe te votoje ligjin per Gjykaten Administrative. Kryeministri renditi dje nje sere projektligjet te cilat edhe pse me rendesi te vecante per procesin e liberalizimit te vizave nuk moren votat e opozites si ligji per sekuestrimin e pasurive te krimit te organizuar hapjen e zyrave per aplikimin per pasaporta edhe jashte vendit e shume drafte te tjera. Por keto argumente te tij kane marre kunderpergjigje nga kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci. Ai pranoi se PS ka nje vit qe nuk voton asnje draft ne Kuvend por shoi se ajo ka bere perjashtim per rezoluten pro liberalizimit te vizave. Per me teper sipas Rucit per 6 muaj me radhe lideri i opozites u beri thirrje nderkombetareve qe te diferencojne krizen politike nga liberalizimi i vizave.

Debati Berisha-Ruci

Kryetari i Partise Demokratike dhe njekohesisht Kryeministri i vendit Sali Berisha ftoi opoziten ti bashkengjitet me vota procesit jetik te liberalizimit te vizave. Nga selia e Kuvendit Berisha u beri thirrje deputeteve socialiste per bashkepunim dhe votim te ligjeve te rendesishme perfshi ketu ai i Gjykates Administrative dhe reformes zgjedhore.

Koha eshte e qytetareve shqiptare pasi tempulli i demokracise evropiane votoi per heqjen e vizave per keta qytetare dhe jo per politikanet pasi ata kane pasaportat diplomatike dhe disa prej jush e kane prone kete dhe bredhin nga kazinoja ne kazino. Nje fjale e urte thote Me mire vone se kurre Une ju bej thirrje ti bashkengjiteni ketij procesi pasi ky eshte nje proces jetik per cdo qytetar shqiptar pavaresisht nga bindjet e tyre partiake - tha Berisha. Ai theksoi me tej ne vete historine e PS-se vetizolimi veteperjashtimi veteharresa kane qene shtyllat kryesore politike te saj. Nje vit me radhe - theksoi Kryeministri - ne Parlament jane votuar me dhjetera ligje dhe reforma te cilat kane qene te lidhura me procesin e heqjes se vizave dhe socialistet nuk votuan asnje prej tyre. Kryetarin tuaj e degjoja nje dite tek mburrej se zonja Tanja Fajon eshte socialiste. Eumlshte e vertete qe zonja Fajon eshte socialiste. Eumlshte e vertete qe zoti Martin Schulz kryetari i grupit parlamentar te socialisteve evropiane mbeshteti por cfare bete ju zoterinj socialiste shqiptare Si mund te mburreni ju me socialistet evropiane kur ju vete ne vendin tuaj ne bangat e ketij Parlamenti refuzonit te votonit cdo praktike qe nevojitej per heqjen e vizave - tha ai ndersa riftoi opoziten per bashkepunim. Nuk eshte kurre vone qe te korrigjoheni dhe ta dini mire se deren e bashkepunimit me qeverine do ta kene te hapur. Lerini shpifjet dhe trillimet se ne menyre absolute vecse nxijne cdo dite e me teper shpifesit dhe trilluesit. Ejani te bashkepunojme - tha numri nje i qeverise.

Berisha ritheksoi me tej se opozita refuzoi te votonte ligjin per Gjykaten Administrative edhe pse kjo vinte si kerkese e qeverise dhe ambasades amerikane. Kryetari juaj u tha shqiptareve se e refuzova pasi une nuk mund ti jepja Sali Berishes Gjykaten Administrative. Mendoni ju se SHBA-te po i jepnin Sali Berishes gjykatat Jeni gabim zoterinj - tha ai.

Gjykata Administrative

Me pas kryetari i PD-se i kerkoi opozites bashkepunimin e saj ne proceset integruese dhe me nje qellim ate te mbrojtjes se interesave te shqiptareve. Urdheroni te votojme Gjykaten Administrative urdheroni te votojme reformen zgjedhore. Mos e beni ju pasi do te mund te penalizoni nje vend te tere per interesat personale te nje njeriu i cili ua ben statutin sic e do vete. Njehere thote se kryetari do te ike pastaj thote se kryetari nuk do te ike. Me statutin tuaj beni cte doni por me qytetarin shqiptar kufizohuni dhe mbroni interesin e tyre - deklaroi ai. Berisha theksoi se qeveria eshte e hapur per bashkepunimin. Ju kur refuzoni ligjin per Gjykaten Administrative refuzoni ligjin per konfiskimin e aseteve te krimit. Ju nxini me cdo kusht pasaportat biometrike dhe pastaj mburrni socialdemokratet evropiane kur ju vete duhet te jeni socialdemokrate. Duhet te ndani vlerat e tyre - deklaroi ai. Berisha vleresoi bashkepunimin me Fatos Nanon ndersa pohoi Kryetari juaj i meparshem beri te gjitha kompromiset e nevojshme ne interes te vendit. Ndersa tani keni kaluar ne kurthin e veteperjashtimit keni kaluar ne kurthin e vetemohimit praktikat me primitive te PPSH-se per 50 vite ne kete vend.

Ruci Berishes Na mungon besimi nuk votojme Gjykaten

Kreu i grupit socialist Gramoz Ruci e akuzoi Kryeministrin Berisha per demagogji dhe deklaroi se ne asnje vend ne bote problemi nuk eshte opozita por qeveria. Ruci hodhi poshte akuzat e Berishes se opozita nuk ka votuar asnje ligj qe lidhej me liberalizimin e vizave dhe i beri thirrje atij te mos e privatizoje liberalizimin. Zoti Kryeminister ceshtjen e liberalizmit te vizave mos kerkoni ta privatizoni. Ne qofte se PE votoi te majte dhe te djathte dhe nga klasa politike nga e majta dhe nga e djathta u pershendet ashtu sikurse lideri i opozites prej me shume se 6 muajsh ka dale publikisht dhe u ka bere leter te gjithe perfaqesuesve te institucioneve te PE-se qe te ndahet kriza politike te ndahen objeksionet qe ka opozita per mazhorancen nga liberalizimi i vizave - tha kreu i deputeteve socialiste. Ai tha po ashtu se opozita nuk ka votuar per Gjykaten Administrative sepse nuk deshiron ti lere Kryeministrit nje tjeter gjykate ne dore ne nje kohe qe bizneset po mbahen peng nga qeveria e tij. Ne lidhje me reformen zgjedhore Ruci perseriti qendrimin e PS-se se kjo nuk do te arrihet pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve. Por Berisha garantoi se qeveria vazhdon te jete e hapur per bashkepunim sepse axhenda e saj eshte Shqiperia dhe integrimi i saj. Lidhur me perurimet ai ftoi opoziten te behej pjese e tyre. Z. Ruci une kam bashkepunim te gjate me PS-ne pervec ketij viti por do ta konsideroja nje nga ditet me te hidhura te jetes sime politike kur ju pashe ju me grupin tuaj parlamentar para Parlamentit dhe vinte lepurushi ju kapte per menge ketej dhe andej. Ty deputet qe nga lsquo90 deri me sot te tregonte radhen dhe rreshtin se ku duhet te qendroje ju garantoj se ai lepurush do te te nxjerre ty te parin nga Parlamenti dhe nga PS shume shpejt po po ai lepurush qe te tregonte se do rrish ketu e do rrish atje pas disa muajsh do te te thote ik se ti nuk na duhesh me - tha Berisha. Por Ruci u kunderpergjigj duke pohuar se ai nuk qendron ne PS duke qene i lidhur me kryetarin. Per sa i perket asaj qe shume shpejt lideri do me nxjerre mua nga politika gabohesh pasi rregullat ne Partine Socialiste nuk jane ato te Partise Demokratike. Ne PS une dhe koleget e mi deputete nuk e kane lidhur me kryetarin jeten e tyre politike por e kane lidhur me kontributet dhe me vlerat e tyre. E kane lidhur me votuesit e tyre. Kurse tek partia jote funksionin pikerisht kjo logjike - tha ai. Ruci perseriti se PS do te bashkepunoje vetem kur te hapet drita jeshile per komisionin hetimor ashtu sic e kerkon dhe rezoluta e PE-se.

Replikat Berisha - Ruci

Berisha Urdheroni te votojme Gjykaten Administrative. Mos mendoni ju se do mund te penalizoni nje vend te tere per interesat personale te nje njeriu i cili jua ben statutin sic do vete.

Ruci Ne beme te njejten gje. Ate mosbesim qe kishte Amerika per ty per Sherbimin Informativ Kombetar kete mosbesim kemi edhe ne per Gjykaten Administrative ndaj teje. Po nuk duam tjua japim se nuk kemi besim.

Ruci Nuk e votuat ate se e gjetet me te lehte te ktheheni ne origjine sesa te shikoni perpara.

Berisha Partia Socialiste zgjodhi veteperjashtimin pasi duke bojkotuar votimet ne Parlament nuk mbeshteti liberalizimin e vizave.

Berisha Koherat jane te historise. Jane te qytetareve shqiptare dhe jo te nje kupole mafiozesh te cilet me nje mekanizem te 20 kane vendosur nje sac te tmerrshem mbi forcen kryesore opozitare PS. Edhe Castroja do tju kishte lakmi me qendrimet tuaja qe mbajtet. Si ka mundesi qe pas 20 vitesh ate ideal evropian ta shkelmoni per hir te nje njeriu qe leviz i lire ne mbare boten me pasaporte diplomatike qe ia ka dhene qeveria


Ruci Opozita vertet ka nje vit qe nuk merr pjese ne votim por ti duhet te kujtosh mire dhe te mos mohosh se opozita shqiptare ka votuar vetem nje here ne kete salle dhe ajo eshte rezoluta per liberalizimin e vizave.

Berisha Shume shpejt lepuri do te te nxjerre nga politika. Ju ne vend qe te degjoni interesat ju kap mendjen lepurushi o zoteri. Te garantoj se ai lepurush do te te nxjerre ty nga Parlamenti dhe PS shume shpejt.

Ruci Per sa i perket asaj qe shume shpejt lideri im do me nxjerre mua nga politika gabohesh pasi rregulla ne PS nuk jane ato qe jane ne PD.

Berisha Nuk thashe qe do te te nxjerre kryetari yt lepurushi te thashe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›