E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per buxhetin afatgjate te BE

Buxheti i BE vijon të mbetet një nga debatet më të forta mes liderëve europianë, aktualisht. Në shkëmbime dialogu në distancë krerët europianë shprehen mbi atë cka do të ndodhë të enjten ku pritet një marrëveshje mes të 27 vendeve anëtare të BE për të aprovuar buxhetin disavjecarë, 2014-2020. I përballur me një presion të brendshëm politik ndaj euroskeptikëve, kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se Britania e Madhe është e gatshme të shqyrtojë cështjen e bilancit, me qëllim arritjen e një marrëveshje këtë javë. Jemi gati të punojmë për detajet e nevojshme të këtij buxheti ka thënë Cameron, i cili më parë ka biseduar edhe me kancelaren Angela Merkel dhe lider të tjerë europianë, ndaj të cilëve është shprehur qartësisht se programi i shpenzimeve nuk mund të jetë i paprekur ndaj shkurtimeve të nevojshme brenda vendit. Më pas vjen edhe përgjigja e presidentit francez Hollande, i cili ka kritikuar  ato vende të cilat shikojnë vetëm interesat e tyre, në një moment në të cilin po bëhet apel për solidaritet dhe mobilizimit për rritjen. Ndërsa nga parlamenti Europian, presidenti Martin Schulz ka paralajmëruar se nëse investimet për rritjen dhe kohezionin nuk janë financuar ashtu sic duhet në buxhetin afatgjatë të BE nuk mendoj se në parlament do të jetë e mundur të gjendet një mazhorancë e cilësuar për të miratuar cdo lloj kompromisi të arritur në këshillin e ardhshëm Europian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›