E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia franceze goditet serish

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s ka ulur klasifikimin e ekonomisë franceze duke i hequr kategorinë si ekonomi pa probleme, nga 3A në AA1. Në një raport të saj, agjencia shpjegon se vendimi është marrë duke parë pasigurinë e skenarit financiar të vendit si rezultat i përkeqësimit të perspektivave ekonomike. Ndërsa parashikimet negative reflektojnë sfidat strukturore të vendit përballë një humbjeje të qëndrueshme të konkurrueshmërisë. Gjithashtu Moody’s vlerëson se parashikimi i rezistencës së Francës në tronditjet e ardhshme të eurozonës është pakësuar si dhe ekspozimi i saj ndaj vendeve periferike të Europës është shtuar. 
I menjhershëm ka qenë reagimi i qeverisë franceze. Kreu i financave Pierre Moscovici ka deklaruar se vendimi i Moody’s përbën një ndëshkim të menaxhimit të së kaluarës që po prek qeverinë aktuale.
“Ky vlerësim nuk vë aspak në pikpyetje bazat e ekonomisë franceze. Vlerësimi i borxhit francëz mbetet mes më të mirëve në botë duke dhënë prova për një ekonomi solide me pika fuqie të ndryshme. Cilësia e kredisë franceze mbetet e lartëdhe kostot e financimit të Francës janë shumë të ulëta në nivele rekord”, u shpreh ai. 
Gjithsesi ndryshe mendojnë ekspertët e ekonomisë për këtë zhvlerësim të aftësive paguese të borxhit francez. Carsten Brzeski, një ekonomist i lartë në Bruksel shprehet se veprimi i Moody ishte parashikuar që në titullin e diskutueshëm të revistës britanike “Economist” e cila e quajti Francën një bombë me sahat në zemër të Evropës.
Edhe pse pritej gjerësisht, ulja në vlerësimin afat-gjatë të Francës së kreditit në Aa1 nga ana e Moody’s është një goditje për qeverinë e re socialiste të Hollande, i cili u votua në vitin e kaluar për platformën e një rritjeje më të madhe dhe uljen e papunësisë.
Moody’s është e dyta nga tre agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit që kanë hequr vlerësimin tre-A të Francës duke bërë që ekonomia e saj të mos jetë më nga më të mirat në Europë.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›