Vitulli Italianet duan te bejne biznes ne Shqiperi
Biznesmenët italianë mbeten gjithmonë të tërhequr nga klima e favorshme ekonomike në Shqipëri. Ndryshe me grekët, interesi i italianëve për të zhvilluar inevstimet e tyre në vendin tonë nuk është zbehur. Konfirmimi bëhet nga drejtori i agjencisë së promovimit të firmave italiane në Shqipëri, Francesko Vitulli. Sipas zotit Vitulli, italianët po tregojnë një interes konstant për të vijuar investimet e tyre në vendin tonë.
“Interesi i italianëve për këtë vend ka ngelur konstant. Në fakt tashmë kompanitë italiane po hartojnë strategji për të konsideruar prezencën e tyre edhe në vendet e tjera. Kjo është e vështirë, por interesi për Shqipërinë është i lartë. Në dijeninë time firmat italiane, të cilat kanë nisur rrugëtimin e investimit në Shqipëri nuk janë tërhequr nga ky vend”.
Gjithashtu, zoti Vitulli thekson se Shqipëria vijon të jetë tërheqëse për kompanitë italiane për favoret fiskale dhe për pozicionin gjeografik.
“Shqipëria është në qendër të një pjesë të tregut ballkanik. Përfshihet këtu tregu i Kosovës, i Malit të zi, pra marrëdhënie tregtare me vendet në afërsi”.
Sipas deklaratve të vetë ambasadorit Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, Italia i ka sytë tek Shqipëria për të zhvilluar investiemt dhe partneritetin në fushën ekonomike. Sipas tij, shumë firma italiane po tërhiqen nga lindja e mesme, për të ardhur pikrisht në shtete që janë më afër saj.