E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për drekën

11/03/10 16:35

Ndërsa Miri diskuton me Bertinën në kopsht, banorët e tjerë ulen për të ngrënë drekën. Kur përfundojnë bisedën, ata shkojnë për të ngrënë drekën, por vënë re se ka mbetur vec një pjatë, për Mirin, të cilën e ha Bertina. Ajo habitet dhe dyshon se ndoshta e kanë bërë qëllimisht dhe shprehet se nëse është e vërtetë, edhe asaj do i vijë radha të bëjë të njëjtën gjë. Edhe Erioni shprehet se nuk e kupton se si ka ndodhur kjo gjë, por Jetmiri shprehet se kjo nuk është hera e parë. Bertina shprehet se secili tregon veten, por Erioni thotë se ai që e ka bërë, duhej të kërkonte falje për gabimin, pasi i ka numëruar keq pjatat. Unë nuk dua që ta besoj se është personale- vijon Erioni, por Bertina mendon se është vërtetë ashtu dhe kjo është e dukshme. Hakiu ndërhyn dhe thotë se ishte Valoni që përgatiti pjatat dhe e ka numëruar keq, por Miri shprehet se kjo mund të jetë gabim, por herët e tjera është bërë qëllimisht. Valoni vjen dhe thotë se ata duhet të ishin ulur të gjithë bashkë, por Bertina ia kthen se ata hanë kur u haet e jo kur duan të tjerët dhe shprehet se gjella duhej ndarë në mënyrë të barabartë e për të gjithë e të lihej aty. Olta e dëgjon bisedën dhe shprehet tek Domenika se kur hanë, duhet të jenë të gjithë bashkë e ndaj nuk duhet që ata të ankohen për drekën. Domenika mendon se ata e bënë kastile dhe Olta, duke përforcuar mendimin, thotë se këto janë lojëra të vjetra. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›