Banorët theksojnë ndarjen në grupe

11/03/10 11:55
Disa nga banorët, të mbledhur në kopsht, diskutojnë për provën e javës e vecanërisht për ndarjen në grupe nga Vëllai i Madh. Kjo bisedë zhvillohet nga Klodi, Domenika dhe Seldi të cilët njëzëri shprehen se kjo ndarje nuk u pëlqen. Klodi mendon se më bukur do të ishte që të shkonin të gjithë banorët njëherësh në pistën e patinazhit sepse kështu do të kishte më shumë argëtim, larmishmëri e kënaqësi, pasi kështu në grupe, atij i duket më shumë si një detyrë për tu realizuar. Domenika shprehet se të paktën kishte Edin dhe Seldin në grup, por edhe Seldi nuk i qëndroi shumë pranë. Klodi ia kthen se kështu do jetë edhe në jetën jashtë shtëpisë; secili do shikojë punën e vet dhe Seldi e pohon këtë mendim të tij. Klodi u tregon atyre se kur shkuan për të bërë provën e patinazhit, Erioni i kishte hedhur shumë fjalë me kunja. Mezi paskan pritur që të jenë jashtë e të flasin se këtu...- shprehet Domenika duke folur në numrin shumës e përfshirë dhe banorët e tjerë të grupit tjetër. Ajo e pyet Klodin se cfarë i tha Erioni, por Klodi shprehet se ai flet vec në ambiente ku ka publik se në shtëpi nuk ia mban dhe tregon se ishin kunja në lidhje me preferencën e tij seksuale ndërkohë që Erioni donte të nxirrte në dukje inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij.
Seldi kërkon cakmakun për të ndezur cigaren dhe Domenika i thotë se e ka Ada, por ai thotë se Ada nuk e ka. Seldi i thotë Domenikës se kur i jep dicka, do që tia kthejë sërish e jo ta humbë. Por unë, ti, Ada dhe Olta pimë cigare këtu- ia kthen ajo duke nënkuptuar se nuk ia ka bërë me qëllim as ajo e as ato. Domenika nxehet me kërkesën e Seldit për cakmak dhe shkon të kërkojë një, ndërsa ai shprehet se cakmakun e kanë ata persona që ai nuk dëshiron që tua kërkojë, madje as atë e asgjë tjetër e këtë e thotë për grupin tjetër. Domenika i sjell cakmakun dhe i kërkon të falur që nuk ia dha në momentin e duhur, por Seldi i kërkon që ajo ta kuptojë se për cfarë po flet ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));