E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largësia e banorëve

11/03/10 17:10

Jetmiri e diskuton situatën që u krijua gjatë drekës me Rezartën, pasi ajo nuk ishte prezente. Ai i tregon cfarë ndodhi dhe thotë se u tregua kavalier e ndaj ia la ushqimin Bertinës. Rezarta tregon se gjatë drekës së djeshme, ku ishte ajo që e përgatiti, Klodi nuk u ul me ta në tavolinë por hëngri vec dicka që e përgatiti vetë dhe u shpreh me zë të lartë nëse i kishin larë duart apo jo. Rezarta shprehet se kjo gjë asaj nuk i kishte pëlqyer aspak. Miri e dëgjon dhe e pyet nëse u sqarua me Klodin, por ajo thotë se do e lërë për një herë tjetër sepse ai ishte i sëmurë. Më pas ata diskutojnë për të shtunën ku Rezi shpreh përshtypjen se do jetë ajo që do dalë. Miri mendon se nuk do dalë ajo, por ai dhe i thotë asaj se do ta mbështesë me të gjitha forcat nga jashtë e se ajo duhet të vazhdojë lojën e sajë. Ata diskutojnë edhe për mënyrën se si sillen të tjerët ndaj tyre. Rezarta shprehet se nuk po arrin të bisedojë me askënd dhe shton se kur janë në nominim, banorët afrohen, kur nuk janë, nuk flasin fare. Po ti vinte Vëllai i Madh ndonjëherë të gjithë në nominim, do i shihje si do ishin- thotë Miri dhe shton se përvec tij, të tjerët nuk kanë krijuar asnjë situatë interesante. Po fle unë, po flenë dhe ata- shprehet ai. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›