E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per imunitetet

Çështja e imuniteteve dhe ndryshimet në Kushtetutë do të diskutohen të shtunën paradite në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ku do të thirren në dëgjese palët e interesit dhe ekspertë të fushës.

Për heqjen e imunitetit janë në tavolinë dy projekte, pasi ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim u hoq nga diskutimi për shkak se u klasifikua si e mangët procedurialisht, duke qenë se i mungonin 28 firma.

Dy projektet ndryshojnë nga njëri-tjetri, të paktën në një përkufizim të rëndësishëm. Projekti i demokratëve, të cilët kanë përshtatur në shqip draftin e Euralius-it, zyrës për asistencën në drejtësi që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë dhe PACA-s, projektit anti-korrupsion të Këshillit të Europës për Shqipërinë, përcakton heqjen e plotë të imuniteteve për deputetët dhe ministrat.

Kjo do të thotë se ata, sipas ligjeve në fuqi, mund të merren në ndjekje penale dhe civile,mund të arrestohen dhe mund t’u kontrollohet banesa, për cdo lloj akti të kryer, përvec mendimeve dhe votës që japin në parlament.

Ndërsa projekti i socialistëve nuk kërkon heqjen e plotë të imunitetit, duke mbajtur të paprekur deputetin apo ministrin nga arrestimi apo kontrolli i banesës. Sipas socialistit Fatmir Xhafaj që bëri prezantimin e projektit, ky përkufizim mbron deputetët nga goditjet eventuale politike.

Të shtunën, përveç insitucioneve dhe ekspertëve shqiptarë, do të dëgjohen në seancë të vecantë edhe Euralius dhe PACA, duke e bërë debatin kushtetues edhe më interesant.

Ne kete debat, prokuroret kerkojne heqjen e imuniteteve per shkak se puna e tyre pengohet. Kryetari i shoqates se prokuroreve Shkelqim Hajdari ne nje interviste per Top Channel thote se imunitetet veçanerisht te deputeteve pengojne prokuroret ne mbledhjen e provave per çeshtjet qe ata hetojne.

Nderkohe ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese deklaron ne nje interviste per Top Channel se eshte i nevojshem procesi i heqjes se imuniteteve per deputetet. Por ne rastin e gjyqtareve, Abdiu propozon qe imunitetet duhet te jete te kufizuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›