E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për infermieren me shami përfundon në grushta

hijabNjë debat për një infermiere të besimit islam ka përfunduar në një sherr me grushte.

Lajmin e bën të ditur GSH, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin e Burrelit.

Infermierja 32- vjeçare, Irma Haka, është caktuar nga drejtori i spitalit, Behar Sina, që të punojë pranë mjekes Fatmira Gjoka.

Por kjo e fundit e ka refuzuar infermieren duke thënë se ajo nuk mund të punojë me shami, pasi spitali është një institucion laik.

Infermierja Haka i është ankuar drejtorit të spitalit, por ngjarja ka precipituar.

Drejtori i spitalit, Sina, ka thirrur mjeken Gjoka, e cila e ka fyer drejtorin dhe më pas kushëriri i saj, Sabri Hysneli, e ka goditur me grushte drejtorin e spitalit.

Sina ka bërë një denoncim në komisariatin e qytetit dhe policia ka shoqëruar mjeken Gjoka dhe kushëririn e saj.

Ndonëse i dhunuar keqas, drejtori i spitalit të Burrelit i ka falur mjeken dhe të afërmin e saj.

Incidenti mes palëve është mbyllur, ndërsa është vendosur që Irma Haka të vijojë punën si infermiere./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›