E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per ish-ekspoziten zbret ne Kuvend Shalsi-Ruli replika pa fund

Debatet per pronat dhe koncesionet vijuan edhe dje ne seance plenare. Deputeti socialist Eduard Shalsi akuzoi serish dje deputetet e maxhorances per fshehje te pasurise dhe detyrimeve te tyre abuzimeve qe kane bere dhe po bejne sipas tij ne pushtet. Kjo qeveri eshte pa legjitimitet. Albana Vokshi edhe sot ke detyrime te pa permbushura per te zbardhur pasurine me ate qe bashkejeton. Apo Ministri Genc Ruli qe nuk sqaron procedurat per dhenien e prones tek ish-ekspozita Shqiperia Sot tha Shalsi ne vijim te akuzave te tij. Ne replike me te Ministri i Bujqesise Genc Ruli ironikisht e pergezoi qe per te paren here nje ceshtje te tille e ngre ne Kuvend ne menyre institucionale. Per te paren here nuk kemi teatrin ambulator te Shalsit qe po ben nje hap para duke i ngritur problemet ne Parlament. Ke ngelur me mentalitetin e kryetarit tend reagoi Ruli. Me pas ai sqaroi serish se procedura e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot eshte bere sipas ligjeve ne fuqi. Nese prona ka pronare atehere ligji ja detyron qe tia ktheje pronarit te ligjshem. Nuk mund ti merret pronarit toka e te shpronesohet ai tha Ruli. Sipas tij opozita do te bente mire qe per ceshtje te tilla apo dhe per te gjitha akuzat publike qe ka bere deri me sot te kerkoje Komision Hetimor. Ju e keni ne dore kerkoni Komision Hetimor si per ekspoziten ashtu edhe per koncesionet. Mos beni teater ne rruge vijoi ministri. Nderkohe qe nuk ka munguar te reagoje dhe deputetja demokrate Bulku e cila eshte shprehur se socialistet po sulmojne bizneset e ndershme vendase dhe te huaja.

Sugjerimi
Ministri i Bujqesise Genc Ruli i sugjeroi dje opozites qe te mos beje me akuza lart e poshte per truallin tek ish ekspozita Shqiperia Sot apo koncesionet por te ngreje komisione hetimore parlamentare per pretendimet qe ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›