E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet per ish ekspoziten regjistrohet dosja

Prokuroria e Tiranes ka nisur dje hetimet per privatizimin e godines se ish-ekspozites Shqiperia sot. Dosja eshte regjistruar dje ndersa ka si prova deklaratat e bera publike ne media nga politikane por edhe biznesmene ne lidhje me kontratat e lidhura dhe te prishura disa here per godinen e Ekspozites. Burime nga organi i akuzes kane bere me dije se hetimet do te hedhin drite ne lidhje me deklaratat e ndryshme te bera ne publik. Nderkohe qe ne lidhje me kete ceshtje do te merren ne pyetje te gjithe personat e permendur ne media. Dy dite me pare deputeti i PS Eduard Shalsi beri publike kontraten e privatizimit duke permendur ne te edhe Arjan Tartarin. Deklarata u hodh poshte nga avokati i Tartarit Genc Gjokutaj i cili theksoi se privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia sot kishte filluar me daten 27 korrik te vitit 2008 pra gati kater muaj pasi kompania Vizion kishte prere cdo marredhenie ligjore me pronaret e tokes ne fjale. Per kete fakt avokati e ka cilesuar deklarimet e Shalsit mashtrime si dhe shpifjen e radhes se Edi Rames. Ne fund saktesoi se do te ngrinte nje padi penale ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›