E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harxhi garanci nga Gjermania per heqjen e vizave dhe Kosoven

Zevendesministrja e Jashtme Edith Harxhi ka zhvilluar dje nje sere takimesh me autoritete te diplomacise gjermane. Procesi i liberalizimit te vizave ceshtja e pavaresise Kosoves dhe situata ne rajon kane qene tema e takime te numrit dy te ministrise se Jashtme. Harxhi eshte takuar me Ruprecht Polenz kryetar i Komisionit Parlamentar per Politiken e Jashtme si dhe me anetare te tjere te ketij komisioni. Deputeti gjerman Polenz shprehu bindjen se tashme kane mbetur vetem pak jave nga miratimi ne Parlamentin Evropian dhe se deri ne fund te ketij viti shqiptaret do te mund te levizin pa viza ne zonen Shengen. Nga ana tjeter zbatimin me rigorozitet te ketij procesi Polenz e konsideroi edhe si nje test per Shqiperine qe do te kete impakt edhe ne negociatat per anetaresimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›