Debati per pasurite e Kosoves

Çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe ndonjë shteti tjetër, e cila ka të bëjë me pasuritë e Kosovës, shkel dhe cënon rëndë shtetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë marrëveshje të arritur nërmjet Serbisë dhe një kompanie amerikane për shitjen e Trepçës, përveç asaj që është thënë në media. Sipas kryeparlamentarit, për këtë duhet të pyetet më shumë qeveria e Kosovës. “Ne nuk kemi informacione për këtë çështje, kemi informacione të marra nga mediat që për mua, për të dhënë mendimin nga pozita të cilën kam, nuk mjafton. Këto pyetje duhet t’i drejtohen qeverisë si përgjegjësja kryesore edhe me Kushtetutë për ekzekutimin dhe mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve dhe Kosovës në përgjithësi”, ka deklaruar Krasniqi. Sipas Krasniqit, Serbia përderisa e ka bërë këtë marrëveshje me kompaninë amerikane për shitjen e Trepçës, është bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, për të cilën ai shprehet se nuk është në dijeni se çfarë përfshin. “Përndryshe është cënim i rëndë që i është bërë shtetit të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi. Pak ditë më parë, konsorciumi amerikan “New Generation Power” nga shteti Ilinois, raportohet se nënshkroi një kontratë me Ministrinë e Minierave dhe Resurseve Natyrore të Serbisë për bashkëpunim biznesi dhe teknik në kombinatin e Trepçës, në veri të Mitrovicës. / Top Channel