Thaccedili-Vestervele optimiste per planin

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele ka deklaruar të hënën nga Prishtina se pret që qeveria kosovare dhe ajo serbe të martën në Bruksel të bien dakord për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Sipas raportimeve të “RTK”, Vestervele është shprehur se marrëveshja në fjalë mund të quhet historike vetëm atëherë kur të fillojë zbatimi i saj në terren. “Është një pikë kthese e të gjithë historisë së rajonit dhe Evropës juglindore. I përgëzoj të gjitha palët për largpamësinë dhe kurajën e tyre dhe dëshiroj që të gjitha palët të tregojnë një shkallë të mjaftueshme fleksibiliteti, durimi dhe mençurie. Bisedimet e ditës së nesërme të zhvillohen pikërisht në këtë frymë”, Marrëveshja Kosovë-Serbi“Bundestagu do t’i thotë jo Serbisë” Biden-Daçiç: Të zbatohet pakti Thaçi për takimin e 21 majit ka thënë Vestervele. Sipas tij, kjo do të thotë që strukturat paralele serbe në veri të Kosovës do të duhet të largohen, që është dhe një kriter kyç i marrëveshjes së 19 prillit. “Por, në anën tjetër kjo do të thotë gjithashtu se Kosova duhet të ofrojë lehtësi për qytetarët në veri, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e tyre”, ka nënvizuar kryediplomati gjerman. Në këtë drejtim, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin e tij se, nesër në Bruksel do të arrihen rezultate konkrete përsa i takon afatit kohor për zbatimin e marrëveshjes. Ndër të tjera, ministri gjerman ka premtuar se qeveria e vendit të tij do të angazhohet në nivel ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për rrugën evropiane të saj. Ai ka theksuar se, rezultatet e zbatimit të marrëveshjes duhet të tregohen pikërisht përpara mbledhjeve të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe se hapat duhet të jenë të dukshëm për të gjithë pjesëmarrësit. / Top Channel